USHTRIA KOMBËTARE SHQIPTARE UKSH

WWW.UKSH.INFO E-MAIL: UKSH-WEB@HOTMAIL.COM TEL
 
ForumUKSHGalleryKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Plani për “izolimin” e shqiptarëve

Shko poshtë 
AutoriMesazh
fano

fano

Numri i postimeve : 55
Join date : 19/11/2009

Plani për “izolimin” e shqiptarëve Empty
MesazhTitulli: Plani për “izolimin” e shqiptarëve   Plani për “izolimin” e shqiptarëve Icon_minitimeThu Dec 03, 2009 4:57 pm

Plani për “izolimin” e shqiptarëve


Plani sekret për izolimin e shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës, pas heqjes së vizave nga ana e BE-së për Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi, konfirmohet edhe nga Instituti i Prognozave Rajonale në Tiranë. Siç bëhet e ditur projekti mban vulën e autoriteteve shtetërore serbe, ndërsa një mbështetje e vazhdueshme kërkohet nga Shkupi në forma të ndryshme diplomatike dhe private në niveleve institucionale

Anashkalimi i Kosovës dhe Shqipërisë nga procesi i heqjes së vizave nga Bashkimi Evropian ka shtuar zërat për mundësinë e një fushate të gjërë të Beogradit, duke involvuar edhe Shkupin, për izolimin e shqiptarëve dhe krijimin e krizave të brendshme politike në këto dy vende, me qëllim të rrënimit të imazhit para bashkësisë ndërkombëtare. Kjo konfirmohet nga burime diplomatike evroperendimore nga qarqe analitike shqiptare në Tiranë. Ky plan tejet sekret që konfirmohet edhe nga Instituti i Prognozave Rajonale në Tiranë rrjedhë drejtpërdrejt nga autoritetet serbe, ndërsa një mbështetje e vazhdueshme kërkohet nga Shkupi në forma të ndryshme diplomatike dhe private në niveleve institucionale. Drejtori i Institutit të Prognozave Rajonale, Dr. Koço Danaj konfirmon praninë e kësaj fushate e cila po përgaditet në rajonin e Ballkanit Perendimor. “Kemi të bëjmë me ofensivë të lobit proserb në BE me Solana, Barrot etj, të cilët nuk mund t`ua falin shqiptarëve proamerikanizmin e tyre, ashtu si nuk mund t`ua falin amerikanëve bombardimin ndaj ish miqve të tyre. E duke mos qenë të zotë të përballen me SHBA, ata në mënyrë tinzare u hakmorrën me shqiptarët”, ka theksuar për “24 orë”, analisti dhe eksperti i çështje politike gjeostrategjike, Koço Danaj.

Sipas tij, kohëve të fundit po bëhet ringjallja e pansllavizmit në rajon kundër shqiptarëve. “Serbia dhe Maqedonia mund të grinden me njëri tjetrin, por përballë shqiptarëve ata janë një, harrojnë grindjet dhe bashkohen kundër shqiptarëve. Kjo është tablloja reale e mos-heqjes së vizave për Shqipërinë apo Kosovën. Në këto kushte për shqiptarët dhe politikanët shqiptarë me mentalitet progresist ka vetëm një rrugë, bashkimi i kombit shqiptar në një shtet të quajtur Shqiperi natyrale”, ka theksuar Danaj, duke shtuar se tanimë është radha e shqiptarëve dhe me mjete demokratike ata kanë në dorë ta sjellin BE në Tiranë, Shkup, Prishtinë etj.

Diplomatja dhe deputete në Parlamentin e Kosovës, Edita Tahiri ka theksuar për “24 orë” nuk përjashton mundësinë që të krijohen pengesa për qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë, sa i përket vendosjes së vizave.

“Sa i përket vendimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë, nëse kjo shikohet në anë ligjore sigurisht se mund të krijohen pengesa për qytetarët e këtyre dy shteteve, ku do të duhen viza për kalimin në Maqedoni. Por prap se prap unë mendoj se do të gjendet një zgjidhje politike dhe nuk do të hasim pengesa për lëvizjen e qytetarëve të Kosovës dhe Shqipërsië. Në të kundërtën, nëse kjo nuk arrihet ateherë do të ballafaqohemi me disa ndarje të reja në Ballkan, ndoshta të perkohshme, por me krizë të thellë politike”, ka theksuar ish-ministrja e jashtme e Kosovës, Edita Tahiri, duke shtuar se liberalizimi i vizave për Maqedoninë është një lajm i mirë, mirëpo ajo ka shtuar se me Serbinë është vepruar gabimisht, pasi që sipas saj, ky vend nuk i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim të vizave dhe nuk ka krijuar atmosferë të mirë politike në rajon, sepse Serbia njihet si një vend agresor në kohën e ish-Jugosllavisë dhe tani i janë hapur dyert për në Evropë.

Analisti dhe eksperti i çështjeve juridike në Shkup, Osman Kadriu nuk mendon se do të ketë obstruksione të këtij lloji lidhur me izolimin apo vënien e vizave për shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë nga ana e Serbisë dhe Maqedoni.

“Në fazën e parë për liberalizimin patëm tre shtete dhe tani presim që në fazën e dytë të ndodhë liberalizimi për Shqipërinë. Ndërsa më problematike do të jetë liberalizimi i vizave për Kosovën, për shkak të pengesave ndërkombëtare juridike dhe politike, për shkak se nuk është rrumbullakësuar procesi i njohjeve dhe është në vijim e sipër procedura pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, ka theksuar Kadriu. Ai ka shtuar se nuk përjashton që të ndodhin pengesa të ndryshme sa i përket vështirësisë së lëvizjes së lirë midis vendeve të rajonit, për shkak të pretendimeve të disa prej tyre se gjoja po i përmbushin standartet evropiane. (INA)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
bleriim



Numri i postimeve : 26
Join date : 02/12/2009

Plani për “izolimin” e shqiptarëve Empty
MesazhTitulli: Re: Plani për “izolimin” e shqiptarëve   Plani për “izolimin” e shqiptarëve Icon_minitimeSat Dec 19, 2009 1:25 pm

o shqiptar o vllazni boll mir e njohim shkaun sherrin e madh eka..po ne duhet me u kan sy qel..se prej fares atynve krejt qka ndodh sasht per me u befasuu
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Plani për “izolimin” e shqiptarëve
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
USHTRIA KOMBËTARE SHQIPTARE UKSH :: TE NDRYSHME-
Kërce tek: