USHTRIA KOMBËTARE SHQIPTARE UKSH

WWW.UKSH.INFO E-MAIL: UKSH-WEB@HOTMAIL.COM TEL
 
ForumUKSHGalleryKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Politika shqiptare, rimorkio e Gruevskit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
fano

fano

Numri i postimeve : 55
Join date : 19/11/2009

Politika shqiptare, rimorkio e Gruevskit Empty
MesazhTitulli: Politika shqiptare, rimorkio e Gruevskit   Politika shqiptare, rimorkio e Gruevskit Icon_minitimeFri Dec 11, 2009 6:12 pm

Politika shqiptare, rimorkio e Gruevskit


Fami BAJRAMI
Shkup, 9 dhjetor- Përkundër thirrjeve të analistëve shqiptarë dhe maqedonas që partitë shqiptare të bëjnë presion ndaj kryeministrit Gruevski për kompromis rreth emrit për marrjen e datës për fillimin e bisedimeve, angazhimi i pozitës dhe opozitës shqiptare mungoi. Madje, edhe reagimet ndaj vendimit të ministrave të BE-së për mosdhënien e datës për fillimin e bisedimeve janë shfaqur me një ditë vonesë.
Edhe pse të gjitha partitë shqiptare në letër si prioritet kanë integrimet euroatlantike, fitohet përshtypja se të njëjtat janë në letargji për sa u përket integrimeve dhe në bërjen presion kundrejt kryeministrit Gruevski.
Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Rafiz Haliti, në pyetjen se cilat do të jenë hapat e këtij subjekti pas mosmarrjes së datës, thotë se BDI duhet të jetë më aktive me politikat e veta në Qeveri edhe jashtë saj. "Krejt kjo për hir të zgjidhjes së kontestit me emrin... Në muajt e ardhshëm duhet të jemi më aktiv në atë drejtim, ndërsa politikat tona do t'i imponojmë brenda në Qeveri", premton Haliti. Nëkryetari i BDI-së, ditë më parë deklaroi se shqiptarët me ose pa maqedonasit do të shkojnë në BE e NATO, pas çka ky subjekt u distancua duke e cilërsuar si qëndrim individual. "Mendoj se Maqedonisë por edhe Greqisë i jepet edhe një shans shtesë për të cilin duhet t'i falënderohemi BE-së dhe në muajt e ardhshëm duhet një punë më intensive, një qasje më serioze që kontesti me emrin të zgjidhet", thekson Haliti, duke shpresuar në ndihmesën e bashkësisë ndërkombëtare për kompromis rreth emrit dhe integrimeve.

Gruevski fajësohet për
pro-bullgarizëm
Nga ana tjetër, sipas kreut të partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, Qeveria aktuale e udhëhequr nga kryeministri Nikolla Gruevski, është duke përmbushur misionin historik të VMRO-DPMNE-së dhe ky mision, sipas tij, është shkatërrimi i Maqedonisë dhe bashkëngjitja e saj me Bullgarinë. "Shumë njerëz janë të habitur dhe të çuditshëm me strategjinë e z. Gruevski dhe të VMRO-DPMNE-së, por unë nuk jam i habitur sepse Gruevski është duke e përmbushur misionin historik se pse është formuar VMRO para 100 vjetësh. Ajo është formuar që të mos ekzistojë kjo Maqedoni dhe t'i bashkëngjitet Bullgarisë", ka deklaruar kryetari i PDSH-së. Për daljen nga kjo situatë, Thaçi ka kërkuar dorëheqjen urgjente të Qeverisë, për shkak të siç tha, mos realizimit të procesit integrues. Ai gjithashtu ka kërkuar nga partia shqiptare në pushtet që të lëshojë koalicionin qeveritarë. "Mendoj se zoti Ahmeti urgjentisht, pra e ka momentin e fundit që të tërhiqet prej kësaj qeverie, e cila përveç se u dëshmua thellësisht se është anti shqiptare, tani e mori vulën e asaj se është thellësisht anti-NATO dhe anti-BE. Apeloj deri tek bashkësia ndërkombëtare që seriozisht të shqyrtojnë propozimin e PDSH-së, që Maqedonia të vendoset në një protektorat ndërkombëtar", deklaroi Thaçi. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se shqiptarët do të hynë në NATO dhe BE, me ose pa maqedonasit, ai ka konstatuar se "nëse maqedonasit dëshirojnë të ruajnë identitetin e tyre, duhet urgjentisht të bëjnë një marrëveshje me shqiptarët".

Takimi i liderëve si alternativë
Pas dështimit në marrjen e datës për bisedime me BE-në, Demokracia e Re (DR), ka ripërsëritur qëndrimin për thirrjen e një takim i liderëve, ku do të krijohej konsensus politik në baza partiake si dhe qëndrim i përbashkët për pjesëmarrje aktive të faktorit shqiptar. "Kur flasim për angazhim aktiv, atëherë kuptohet se për këtë nuk duhet BDI-së tani t'i kujtohet, sepse një gjë kërkohej më parë nga Demokracia e Re. Ky proces nuk u takon vetëm maqedonasve, por edhe popullit shqiptar në Maqedoni", ka deklaruar deputetja e DR-së, Flora Kadriu. "Kur ne apelonim dhe shprehnim një lloj optimizmi duke konsideruar se do të ketë një qëndrim të përbashkët unik rreth çështjes së emrit, konsideronim se ky qëndrim politik do të arrihet nëpërmjet kompromisit politik që nënkupton konsensusin partiak dhe etnik. Por kjo gjë nuk ndodhi kështu që pasojat e kësaj ishin evidente dhe i kuptuam nga mbledhja e këshillit ministror të BE-së. Do të ishte më mirë të mendohet se çfarë duhej të arrihet deri tash, e jo prej tash e tutje", thekson Kadriu.
Ndërkaq, sipas Bashkimit Demokratik Kombëtar (BDK), vendimi i Këshillit të Ministrave të BE-së, solli edhe një dështim të radhës për proceset integruese të vendit si pasojë e moszgjidhjes së kontestit Athinë-Shkup rreth emrit. "Kjo në fakt vetëm vërtetoi atë qe e kishte premtuar para zgjedhjeve kreu i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, se nuk do të pranoj ndryshimin e emrit për as një çmim. Por u realizua edhe kërcënimi i Greqisë, se pa ndryshimin e emrit nuk do të ketë procese integruese.
E për fat të keq ky dështim vërtetoi edhe një herë pozitën e papërfillshme që e kanë partitë parlamentare shqiptare në politikbërjen e shtetit, sepse me gjithë premtimet e zëshme se kinse ato po punojnë që shqiptarët e Maqedonisë të jenë shqiptarët e pare që do të inkuadrohen në NATO dhe BE, kjo nuk ndodhi", thuhet në komunikatën e partisë së Hysni Shaqirit. Ndërkaq, lideri i Lidhjes socialdemokrate (LSDM), Branko Cërvenkovski, të martën tha se Maqedonia humbi edhe një shans tjetër drejt integrimit të saj. Duke marrë parasysh zgjidhjen e tillë të opsioneve, sipas tij, vendimi i miratuar është vendimi më i mirë ose thënë më saktë, më pak i keq për Maqedoninë.

http://www.koha.com.mk/a03.html
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fano

fano

Numri i postimeve : 55
Join date : 19/11/2009

Politika shqiptare, rimorkio e Gruevskit Empty
MesazhTitulli: Re: Politika shqiptare, rimorkio e Gruevskit   Politika shqiptare, rimorkio e Gruevskit Icon_minitimeFri Dec 11, 2009 6:25 pm

Qeveria aktuale e udhëhequr nga kryeministri Nikolla Gruevski, është duke përmbushur misionin historik të VMRO-DPMNE-së dhe ky mision, sipas tij, është shkatërrimi i Maqedonisë dhe bashkëngjitja e saj me Bullgarinë.

Po sigurisht koha e qeveris se maqedonis ke deri me 07-12-2009 ke fundi i linjes se kuqe, e cila maqedonia artificiale duheshte ta dron emrin por edhe me pas ndru emrin dihet se maqedonija nuk do te ekziston se kur ndrohet emri populli maqedon nuk ka identitet, normalisht maqedon artificial, jon myt tu mledh lloj lloj populli e ta bojn nje maqedoni artificial,

kam shum per te tregu po po tregoj shkurt e shqip,

EU ne shqiptaret per te hi ne eu qeshtja e ballkanit duhet te mer fund duhet, duhen, te pastrohen disa probleme historike e ato jan qe te BASHKOHEMI NE MAS PARI NE NJE "SHQIPERI ETNIKE" e pastaj do himi ne eu komplet SHQIPERIJA esht ne nato e ne EU jo shqiperija nuk do te hin ne eu vet, por do hina bashk komplet "SHQIPERIJA ETNIKE" do te himi ne eu,

ENDRA SHUM VJEQARE HISTORIKE E SHQIPTAREVE DO TE JET REALITET I VERTET BESOJ SE I TERE POPULLI SHQIPTAR DO TE VERTETOHET PER KETE.

RNOFT "USHTRIJA KOMBETARE SHQIPTARE*
RNOFT"SHQIPERIJA ETNIKE"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
udheheqesi rebel



Numri i postimeve : 75
Join date : 06/12/2009
Age : 34

Politika shqiptare, rimorkio e Gruevskit Empty
MesazhTitulli: Re: Politika shqiptare, rimorkio e Gruevskit   Politika shqiptare, rimorkio e Gruevskit Icon_minitimeSat Dec 12, 2009 1:56 am

po nuk jemi tu kuptuar asgje ne njeren an e sipas disave burimeve anonime thuhet se maqedonia do ti bashkohet serbis sipas nje marveshje te fsheht ne mes tadicit dhe cervenkovskit ne anen tjeter thuhet se gruevski po pergadit pjesen e maqedonis tia bashkangjet bullgaris un mendoj se esht e pamundur te behen keto ndarje sepse edhe greqia kerkon nje hise ketu.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
bleriim



Numri i postimeve : 26
Join date : 02/12/2009

Politika shqiptare, rimorkio e Gruevskit Empty
MesazhTitulli: Re: Politika shqiptare, rimorkio e Gruevskit   Politika shqiptare, rimorkio e Gruevskit Icon_minitimeSat Dec 19, 2009 1:21 pm

o vllazni sa ti ket gruevski ne dor alijen e kto tjert ne qeveri e ne opozit mos pritni mir najsen..maqedonia mund te ndahet shum leht serbis.bulgaris dhe greqis po shqiperis harrone o burra se ne balkan ne skemi fqinj qka na don tmiren ata duan me na mor edhe ket pak tok qka na ka met se pak ju doket se na kan mar e leje mo me na dhan..per at duhet politik ma e fort nga ana jon dhe e shqiperis..as alia as mendui as selmani skan ide tqartaa..na duhen njerz te menqur pershembull zotri KIM MEHMETI per mua asht mbret per krejt aj te miren te keqen e thot ndersy e nuk fshihet si kta tjert per mendinim tim gjuna qe aj njeri esht len anash nga partit tona ju pershendess
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Politika shqiptare, rimorkio e Gruevskit Empty
MesazhTitulli: Re: Politika shqiptare, rimorkio e Gruevskit   Politika shqiptare, rimorkio e Gruevskit Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Politika shqiptare, rimorkio e Gruevskit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
USHTRIA KOMBËTARE SHQIPTARE UKSH :: TE NDRYSHME-
Kërce tek: