USHTRIA KOMBËTARE SHQIPTARE UKSH

WWW.UKSH.INFO E-MAIL: UKSH-WEB@HOTMAIL.COM TEL
 
ForumUKSHGalleryKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Po ua them thjesht, REALITETIN – dëgjoni!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
fano

fano

Numri i postimeve : 55
Join date : 19/11/2009

Po ua them thjesht, REALITETIN – dëgjoni! Empty
MesazhTitulli: Po ua them thjesht, REALITETIN – dëgjoni!   Po ua them thjesht, REALITETIN – dëgjoni! Icon_minitimeFri Feb 19, 2010 2:32 am

Po ua them thjesht, REALITETIN – dëgjoni!


Cili KOPIL prej atyre që shesin bileta autobusi dhe agjent të sllavo - ortodoksëve u rrejti se shtetet Perëndimore ju presin me mirëseardhje, me bakllava, bozë e tollumba?!

Ju që paketuat veten, dhe ju që bëhuni gati për paketim, shtetet Perëndimore do ju paketojnë pas një kohë shumë të shkurtër të qëndrimit të juaj atje, por si pragmatik që janë, do ju kthejnë pasi t`i harxhoni edhe ato pak lek që ju kanë mbetur. KOT e KENI. Nuk ia qet barra qirasë. Keni lejuar të ju mashtrojnë mafiozët, t`ju marrin paratë, të bëjnë shaka me ju. Keni lejuar të shitni shtëpi e bagëti dhe merrni rrugët e botës, prej së cilës nëse jo me vullnetin e juaj atëherë me dhunë do ju kthejnë “nikoqirët e juaj”.

Shkruan: Aurel Dasareti, 2010-02-17, Arizona

Po ua them thjesht, REALITETIN: në Amerikë, Kanada dhe Australi nuk keni asnjë shanse të shpërnguleni. Këtu bile as që u lejojnë t`ju shkele këmba. Asnjëri prej jush. Gjermania, Austria, Franca, Anglia, Belgjika, Holanda, Luksemburgu, Suedia, Norvegjia, Islanda, Danimarka dhe Finlanda qysh në vitin 1978 e kanë ndaluar përfundimisht “dhënien e letrave”, dtth dhënien e lejës së qëndrimit dhe punës për EMIGRACIONIN EKONOMIK. Ju jeni vonuar nja 99 vjet. Pra, të kërkoni qëndrim në këto vende për çështje ekonomike nuk keni asnjë shans, bile disa i kthejnë azilkërkuesit shqiptarë brenda 24 orëve. Më përpara i arrestojnë ama, që të mos ikin derisa të porositet një kamion me të cilin me turp, të lodhët e rraskapitur do të riatdhesohuni.

Çka ju mbetet juve për të “marrë letrat” – e dushkut? Të kërkoni Azil POLITIK. Ama keni një behane: ASNJËRI PREJ JUSH NUK I PLOTËSON KUSHTET.

Edhe sikur Lazar Kolishevski të ngriheshe prej ferrit dhe të kërkonte azil, do të refuzoheshe, nuk i plotëson kushtet. Ju nuk i plotësoni kushtet elementare të: KONVENTËS NDËRKOMBËTARE për REFUGJATËT. Të merrni azil, do të thotë të kërkoni mbrojtje nga ORGANET për të HUAJT që i kanë shtetet nënshkruese të kësaj Konvente, dhe KOMISARI i LARTË për REFUGJATËT.

Ju nuk mund të mbroheni /arsyetoheni aspak se ju vret, masakron Gruevski kur me pasaportat e Gruevskit udhëtuat! “Po sikur t`ju masakronte do t`ju burgoste para se me ikur ju, nuk do t`ju shtypte pasaporta dhe të lejonte kalimin e lirë të kufirit.” – do të logjikojnë ata të cilët do t`jua “shqyrtojnë ” – në baza individuale – lëndën e kërkim azilit. Dhe, ja belaja. Do ju kthejnë 100%. Nuk e keni ju takatin për azil. Shkurt.

Në listën e organizatës ndërkombëtare për refugjatët janë të renditura shtetet, qytetarëve të të cilave u lejohet dhënia e mbrojtjes/qëndrimit/azilit. Në listë janë të ashtuquajturat shtete terroriste, fundamentaliste, komuniste bla bla si për shembull Somalia, shtete tjera afrikane, Koreja e Veriut, Kuba. Merreni me mend, azil nuk marrin as afganët, as kurdët, as iranianët... FYROM-i nuk ekziston në listë si shtet i keq, por si shtet i mirë, përkundër fakteve reale. Prandaj asnjë shtet i lezetshëm për ju, nuk është i obliguar dhe as që do t`i jep qëndrim dhe leje pune qytetarëve të ikur të FYROM-it pa marrë parasysh se cilës përkatësi kombëtare etnike i takojnë. Azil nuk marrin as qytetarët e Serbisë, Kroacisë, Bosnjës, Shqipërisë, Kosovës.
Sa për orientim: Secili somalez nuk merr azil, vetëm nja 40% e tyre, vetëm ata të Somalisë jugore - nëse lënda e tyre i plotëson kushtet e Konventës - pasi shqyrtohet individualisht. Somalezi nuk mjafton vetëm të shkon në Belgjik etj, të qaj pak dhe automatikisht të marr azil vetëm se bëhet luftë atje. Ashtu BE do t`ishte e detyruar t`ju japi leje qëndrimi 5-6 miliard njerëzve të cilëve nuk u mjaftojnë lekët nëse mbesin në atdhe të tyre - siç është rasti i juaj. Lëndët e juaja të azilit asnjëherë nuk do të shqyrtohen seriozisht. Sipas Traktatit të Schengen-it, DUBLIN-i, çdo azilkërkues prej jush, pasi e keni vendosur, është i detyruar të kërkon azil në vendin më të afërt demokratik, ose në vendin e parë në të cilin i shkelën këmba kur të lëshoni vendin e juaj. U mbetet pra të kërkoni azil në Bulgari, Serbi etj.
Të martoheni me plaka, rospia ose homoseksual për një “letër” nuk ua qet hesapi. Të mbeteni në të zezë rrugëve të botës gjithashtu nuk ua qet hesapi. Asnjë punëdhënës serioz nuk do, nuk ka nevojë dhe nuk guxon t`ju punësoj pa e pas ju më përpara lejen e qëndrimit dhe punës nga policia dhe organet tjera kompetente të shtetit përkatës. Ju as që dinin gjuhën bile, as që jeni kompetent për zanate të cilat kërkohen në perëndim. Ta zëmë se do punosh ndokund në të zezë, ama për një muaj ose do punoni nja 4-5 ditë ose jo, dhe punëdhënësit e tillë nuk do t`ju paguajnë më tepër se nja 5 euro në orë. Nga ana tjetër një punëdhënës që nuk respekton ligjin për punësim do ju shfrytëzoje në të gjitha aspektet. Do jeni të detyruar të banoni te ai, në podrumet mizore të cilat ai i ka marrë me qira për ju (në të zezë) për një çmim ta zëmë 1500 euro në muaj, ju do “banoni” s`bashku me nja 15 tjerë dhe do t`i jepni “shefit” , secili prej jush, nga nja 800 euro qira në muaj. Ushqimi u kushton 800 euro në muaj, minimum, për çdo person, dhe ju i mbeteni borxh “bamirësit” të juaj. E tash llogaritni shpenzimet tjera: rryma, uji, teshat, biletat, zhiletët me të cilët i keni lejuar kriminelët t`jua rruajnë mjekrat.

Si vëllezër të gjakut që jemi, ua dua të mirën. Perëndimi vetë ka shumë probleme ekonomike të cilat mund të zgjasin me dhjetëra vjet. Perëndimi nuk mund të punëson të vetët, e as të integron me miliona afrikan, aziatik, latinoamerikan, polak, rumun, bullgar, balltik të cilët veç jetojnë legalisht disa dhjetëra vjet aty dhe të cilëve është i detyruar t`ju japi ndihma sociale. Perëndimi nuk ka nevojë edhe për klient social të ardhur taze nga FYROM-i. Gjermania psh ka 6 milion gjerman të papunë. E lexova një letër të një kopili në Lajm i cili haptas u rrenë se Belgjika ju pret me duart hapur, kopil antishqiptar si ai nuk duhet besuar, dëgjuar por pushkatuar. Dhe, kopilë të tillë ka shumë, mund të jenë ata edhe nga policia sekrete e armikut të cilët synojnë boshatisjen nga ju e pastaj kolonizimin e mëtejshëm të trevave etnike ilire/ shqiptare të cilat ju i përbuzni pa nevojë. Në emër të Forumit Politik www.liriakombtare.com APELOJ: ju që keni udhëtuar, kthehuni – ju që planifikoni udhëtimin harroni ato punë të dreqit, mos udhëtoni aspak.

Kam shëtitur botën rruzull, kam takuar me mijëra shqiptarë të manipuluar si ju që 10-2 vjet me radhë flenë nën qiellin e hapur ama muzg të Perëndimit. E kanë humbur busullën për t`u kthyer. Nga varfëria vjedhin ose hanë ushqim të hedhur në kutia plehrash të vendosura në rrugë. Që të mbijetojnë Rekrutohen (me ose pa vullnetin e tyre) në grupet dhe organizatat kriminele të nacionaliteteve të ndryshme që operojnë në ato vende. Me mijëra shqiptarë të FYROM-it vuajnë burgime afatgjate për kriminalitete prej më të pistave, dhe pasi të dalin prej burgut do dëbohen dhe riatdhesohen. Kthehuni në atdhe. Mos lëshoni Tokat.

Kërkoni përgjegjësi për tragjedinë e juaj prej zagarëve shqipfolës të regjimit sllavo – ortodoks, prej atyre që ua keni dhënë ose ua kanë vjedhur votën, ama edhe prej atyre që në zgjedhje i mbushin kutitë me kokrra false. Liderët e partive politike të juaja – dikush më pak e dikush më shumë - kanë dështuar. TË GJITHË. Ka edhe të ndershëm, le të mos preken të tillët, ama shumicën e “politikanëve” i keni prej më të poshtërve që i ka rruzulli: analfabetë, mashtrues, manipulues, psikopatë, sado-mazoist, narcist, paranoid, të pamoralshëm, dallaveraxhi, antikombëtar, sahanlëpirës, egocentrik, kriminel. Ama fati i juaj është të jetoni atje, s`bashku me ta, me një ndryshim: ju të varfër e ata të pasuruar – prej jush. Duhet një organizim i mirëfilltë i juaji. Një rigrupim i efektshëm i forcave të juaja mendore, fizike, intelektuale, ekonomike, patriotike të cilët do të detyrojnë politikanët të ikin ose formojnë UNITET. Draftin e diasporës e kanë në tavolina qysh para 2 vjetëve, ama shumica e refuzuan sepse nuk u vinte për lezeti. Me deklarimin e zëdhënësit Iljaz Halimi se Shkupi dhe trevat tjera shqiptare janë shitur qysh moti, PDSH- ja është parti e vdekur, vetëm duhet varrosur zyrtarisht. BDI-ja dhe partitë tjera nuk pengojnë këtë shitje, ka gjasa që edhe këta të ndajnë prenë me të parët.

Është e lehtë ta kthesh kohën në para, siç është e lehtë të shndërrosh energjinë elektrike në dritë e ngrohtësi. Ajo që është e gabuar dhe vulgare në këtë budallallëk është që parasë i jepet një vlerë absolute./17 Feb 2010/A.D.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fano

fano

Numri i postimeve : 55
Join date : 19/11/2009

Po ua them thjesht, REALITETIN – dëgjoni! Empty
MesazhTitulli: Re: Po ua them thjesht, REALITETIN – dëgjoni!   Po ua them thjesht, REALITETIN – dëgjoni! Icon_minitimeFri Feb 19, 2010 3:16 am

skam koment,
e vertet esht kjo, po nuk di se si te them, edi se ku esht faji dhe kush e ka fajin, por
doniher mendoj se na shqiptaret kishmi qen si guri qe shum dhe shum ndodhi te lloj lloj
shme ndodhin ne tok tonen, qe edhe kemi disa politikan qe flasin shqip por nuk di se qfar
ghaku kan.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Po ua them thjesht, REALITETIN – dëgjoni!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
USHTRIA KOMBËTARE SHQIPTARE UKSH :: TE NDRYSHME-
Kërce tek: