USHTRIA KOMBËTARE SHQIPTARE UKSH

WWW.UKSH.INFO E-MAIL: UKSH-WEB@HOTMAIL.COM TEL
 
ForumUKSHGalleryKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Kujdes, një virus shqip po qarkullon

Shko poshtë 
AutoriMesazh
fano

fano

Numri i postimeve : 55
Join date : 19/11/2009

Kujdes, një virus shqip po qarkullon Empty
MesazhTitulli: Kujdes, një virus shqip po qarkullon   Kujdes, një virus shqip po qarkullon Icon_minitimeThu Mar 04, 2010 4:08 am

Kujdes, një virus shqip po qarkullon


Tiranë, 4 Mars NOA – Dhe telashet nuk kanë të sosur me përdoruesit e kompjuterit dhe internetit. Një virus i ri, goxha i rrezikshëm po qarkullon dhe të gjithë ne duhet të ruhemi që të mos bëhemi pre.

Ekspertët e webit, shpjegojnë se nëse ju vjen një letër me titull "Maqedonia di" mos e hapni, por menjëherë fshijeni dhe mos e merrni në konsideratë.

Nëse e hapni emailin, në ekran do të shkruhet teksti: "Tani është vonë, Maqedoni e di". Pas kësaj ju do të humbni atë që keni pasur në memorien e kompjuterit tuaj, përfshirë edhe ato që keni pasur duke punuar për momentin.

Për më tepër, personi që të ka dërguar letrën elektronike me email, do të ketë qasje në emrin tuaj, adresën, dhe të gjitha të dhënat tuaja të mundshme si numrin e amzës, llogarinë bankare nëse e keni të ekspozuar në ndonjë faqe interneti apo edhe thjeshtë në materialet tuaja në kompjuter.

Po ashtu, letërprurësi do të ketë lehtësisht akses në e-mail-et tuaja duke fituar menjëherë passwordet (fjalëkalimet) tuaj, pra duke ju penetruar pothuajse në gjithçka.

Ky është një virus i ri që filloi të qarkullojë prej gati një jave.

Zyra për luftë ndaj krimit elektronik në Komisionin Evropian, bëhet e ditur se tashmë ka pranuar ekzistencën e këtij virusi që besohet të jetë shqiptar, por asnjë kompani nuk ka arritur të zhvillojë një antivirus deri tani, pasi mësohet se programet ekzistuese nuk janë në gjendje për të shkatërruar ose parandaluar.

Konfirmohet se virusi është krijuar nga hakeri me emrin e ekspozuar si Nick Olagru Evski (në gjuhën antike maqedonase "udhëheqës i jetës").

http://www.noa.al/index.php/teknologji/116-teknologji/17363-kujdes-nje-virus-shqip-po-qarkullon
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kujdes, një virus shqip po qarkullon
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
USHTRIA KOMBËTARE SHQIPTARE UKSH :: TE NDRYSHME-
Kërce tek: