USHTRIA KOMBËTARE SHQIPTARE UKSH

WWW.UKSH.INFO E-MAIL: UKSH-WEB@HOTMAIL.COM TEL
 
ForumUKSHGalleryKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 F L A M U R !

Shko poshtë 
AutoriMesazh
fano

fano

Numri i postimeve : 55
Join date : 19/11/2009

F L A M U R ! Empty
MesazhTitulli: F L A M U R !   F L A M U R ! Icon_minitimeSat Nov 28, 2009 12:52 am

Me rastin e festes kombetare te shqiptarve,nje poezi nga mergimi

Flamur Shqiptar..!
valo krenar
Ti sjell behar
Per mërgimtarë

Valvitja jote nëpër udhë bote
si diell na nxe
Shqiponja Arbnore dykrenore
prej në fole
Valvitja madheshtore
prej Vlore
është thirje per ne
çdo ditë, çdo javë e muaj.
Hej... Shqiptarë në dhe të huaj..!
Unë jam flamuri juaj.
Jam krenaria, jam nderi e lavdia
në valvitjet e mia
është Kombi, Shqipëria
gjaku, betejat historia
Tek unë është morali i nanë- lokes
Tek unë është çdo pëllëmbë e tokës
Janë plagët, dhimbjet, tallazet e lotit
Nga koha e Kastriotit, deri ditën e sodit
Jam amaneti, kam bekim prej Zotit.!

Flamur.. më fal..!
Pse më bën kaq shumë moral..?..!
Unë erdha këtu të bëj kapital.
Ti gjeje vendin në zhvillimin global
E.. unë po shikoj intersin personal.
Valvitu në vlorë
unë në diasporë
Jam akull.. jam borë..!

Valo.. flamur valo..!
Të lutem më dëgjo
Nuk jam flamur mohues
mos më akuzo..
Të lutem; Mos mallko.!
Për ty jam adhurues
Të dua dhe krenohem
Pranë teje dua të ngrohem
të perkulem e të drejtohem;
Flamur o dritë o nderë,
Lejomë të të puthë një herë
Por nuk qënka e thënë
t'jemi bit e të njëjtës nënë
Se.. prapë kemi Enverë..!

Mu dridh e shkreta buzë
U turrën me shpifje e akuzë
domuzë,
që veshën tjeter bluzë
Me shpata e topuzë
Mortaja e "obuzë"
Me vërshëllima e ulurima
Më së shumti nëpër vrima
Inatçorë të ndezur flakë
Perçarës, shpifarakë
lloj-llojë kallëm kusuri
Thërrasin; Largohu nga flamuri
Ateist...
Komunist...
U.D.B-ash
ku shkon..? avash..!
Ngadalë shok..
Ku shkon ti malok..?..!
Ti turk-o Arab
Ku shkon ti Lab..?
Therrasin të tjerë
Ku shkon ti i Krishterë
Ti je nga Jugu, ti nga Veriu
Ti shko tek Edi, ti tek Saliu
ti tek Ramushi
Ti tek Thaçi, e ti tek Sejdiu
Ketu asht festë Malsie
Ku shkon Shqiptar Shqipnie
nuk të takon
Të flasësh në mikrofon
Mos pranime, akuzime, ndarje,
Festat e Flamujve...
kthehen në përçarje.

Lejomë pra o aflamur kuq e zi
Të të puth në fshehtesi
Të shoh larg në keto tubime
Të dua o flamur;
Të dua në heshtjen time.

Kujtova se ka ardhë
dita jonë e bardhë
Për një Shqiptar, një Shqipëri
Me ty o flamuri ynë kuq e zi
Nga Mitrovica e veriut, deri në Çamëri
madheshtor të shtriheshe si duvak
Mbi një komb, një gjuhë, një gjak.
Të shuheshin perçarjet, mëritë
Të bashkoheshin të paktën një ditë
Krahinat, idetë, partitë
Kishat, Teqetë, Xhamitë..!
por.. dhimbja rjedh mbi varg
Kjo ditë duket larg..!
Sado fjalë të mëdha fliten
Gabimet përsëriten
Sado shkruajm në letra
rënkojmë në kthetra
Të perçarjeve të vjetra.

Politikanë mjeranë
që flamur kanë paranë
Nuk bashkohen në Tiranë
në ditën e pavarsisë
Se.. mbi flamurin kombëtar,
mbi interesat e Shqiperisë
kanë flamurin dhe interesat e partisë
ndaj nuk bashkohen në ditën e pavarsisë

Kosova shtet
ka flamurin e vet
Shqiptarët në Mal të zi
e në Maqedoni
nuk mund ta bëjnë kete "blasfemi"
Se flamuri Shqiptar shkakton alergji
tek Sllavët e vjeter me "vizion të ri"

Ndersa ne si mërgatë
jemi mberthyer në shamatë.
si.. gratë..!
Në vendin model, në parajsën e ëndërruar
Në vendin më të lirë, të vet-pushtuar
nga koha e kaluar
Ngatërruar, kaperthyer
në kohen e kryer
Per bashkim me shpresë
duket se do vdesë...
brezi im; I zhgënjyer, i zhgënjyer
i zhgënjyer...!
Me këtë ëndërr te pa realizuar
sa breza kanë shkuar..?.!
Po brezat që vinë
A do tja dinë..?
Kur ka edhe diten e sodit
Që mohojnë figuren e Gjergj Kastriotit
Mohojnë, fyejnë nanën Tereze
E flamurin e çmojnë;
Një copë beze...!

http://www.albdreams.net/Letersi/1047.html
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
F L A M U R !
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
USHTRIA KOMBËTARE SHQIPTARE UKSH :: TE NDRYSHME-
Kërce tek: