Nëpër burgjet e Maqedonisë, ende ka tortura
Maqedonia nuk përjashtohet nga tortura nëpër burgje dhe institucionet e paraburgimit, vlerëson komiteti për parandalimin e torturës pranë Këshillit të Evropës. Sipas kreut të këtij organi Mauro Pallma gjatë hetimit të rasteve autoritet e vendit tejkalojnë kompetencat e tyre. Për tu shmangur kjo, kërkohet nga Maqedonia që të punojë në bazë të protokollit të kombeve të bashkuara kundër torturës.
“Tani zyra pranon një rol të rëndësishëm, shndërrohet në hetues i mirë i sistemit. Në të ardhmen dialogu kryesor mbi këtë çështje do të zhvillohet midis komitetit dhe avokatit të popullit”, deklaroi Mauro Pallma, kryetar i komitetit parandalimin e torturës pranë Këshillit të Evropës.
Sipas Mauro Pallma sistemi gjyqësor përballet edhe me një tjetër problem, mbajtjen nga 10 muaj të personave në paraburgim. Autoritetet duhet të angazhohen që të përmbyllin procedurën e hetimit në një afat të arsyeshëm ndërsa më me rëndësi sipas tij është që brenda kësaj periudhe personat të angazhohen edhe me aktivitete.
“E rëndësishme për trupin monitorues është që njerëzit përderisa presin aktgjykimin atyre tu ofrohet regjim tu ofrohen aktivitete. Ky është roli i mekanizmit monitorues të mos trajtojë stërzgjatjen e procedurës por çfarë u ofrohet atyre brenda asaj periudhe”, shtoi Pallma.
Maqedonia është vendi i 48 në botë që ka ratifikuar protokollin e Kombeve të Bashkuara kundër torturës. Institucioni Avokati i Popullit kërkoi ndihmesë nga institucionet për realizmin e detyrave të dhëna.
Meral Ismaili
http://alsat-m.tv/index.php/lajme/vendi/20923.html