USHTRIA KOMBËTARE SHQIPTARE UKSH
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
USHTRIA KOMBËTARE SHQIPTARE UKSH

WWW.UKSH.INFO E-MAIL: UKSH-WEB@HOTMAIL.COM TEL
 
ForumUKSHGalleryKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 GAZETA LAJM - UKSH, Ushtri Interneti, apo..?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Shqipo



Numri i postimeve : 14
Join date : 17/11/2009

GAZETA LAJM - UKSH, Ushtri Interneti, apo..? Empty
MesazhTitulli: GAZETA LAJM - UKSH, Ushtri Interneti, apo..?   GAZETA LAJM - UKSH, Ushtri Interneti, apo..? Icon_minitimeWed Dec 02, 2009 4:34 pm

UKSH, ushtri interneti, apo...

02/12/2009



Në 97 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, në skenë ka dalë Ushtria Kombëtare Shqiptare (UKSH). Në një njoftim publik në faqe të internetit, UKSH shkruan se është formuar pas përplasjeve të fundit në skenën politike si në Shqipëri, Kosovë dhe në Iliridë dhe pas shkatërrimit të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) dhe strukturave të saj AKSH –SKSH. “UKSH ju bën thirrje politikanëve shqiptarë në të gjitha trojet etnike shqiptare që të mos luajnë me zjarr, sepse zjarri do t’i djeg vet ata. Ju bëjmë thirrje që të kenë kujdes me tokën shqiptare, sepse ende ka trima që vdesin për ketë tokë të shenjtë që shumë stërgjyshër tanë kanë luftuar dhe baballarë tanë janë burgosur.

Ju themi mjaft më! Sepse do të vijë dita që do t'ju dënojë populli shqiptar”, thuhet mes tjerash në këtë njoftim publik. Njoftimi i nënshkruar nga i ashtuquajturi shef i shtabit të përgjithshëm të UKSH-së, Komandant Kosova, thekson se këtë ushtri e përbëjnë ish-anëtarë nga UÇ-Kosovës, UÇ-Kombëtare, UÇPMB dhe AKSH. “UKSH vepron në të gjitha trojet etnike të Shqipërisë dhe do të luftojë deri në ushtarin e fundit, deri në bashkimin e tokës shqiptare ku asnjë pëllëmbë nuk do t’ju lëmë pushtuesve sllavo-grek dhe atyre shqipfolësve që i përkrahin sllavo-grekët. Ata do t’i parandalojmë dhe do t’i dënojmë me çmimin që e meritojnë për tradhti dhe spiunim”, thuhet në këtë njoftim publik.

Megjithatë, daljen në skenë të këtij formacioni nuk e vlerësojnë të mirëseardhur politikanë shqiptar në Maqedoni. “Unë personalisht si komandant i UÇ-Kombëtare nuk i besoj asnjë armate që paraqitet në internet. Asnjëherë nga formacione të këtilla nuk kemi parë ndonjë projekt konkret. Neve shqiptarëve na duhet unitet që në mënyrë unike t’i zgjidhim çështjet shqiptare në mënyrë politike sepse shqiptarët janë lodhur nga luftërat. Luftërat e fundit na ka dëshmuar se janë vetëm harxhime dhe shkatërrim i pasurive dhe asnjëherë nuk kemi arritur atë që kemi dashur”, tha Abedin Zymberi, ish-komandant i policisë ushtarake ët UÇK-së dhe aktualisht deputet i DR-së në Parlament. Sipas tij, Shqipëria ka ushtrinë e vet, Kosova po ashtu dhe s’ka nevojë për ushtri jashtë institucioneve.

Ndërkaq , Gafurr Adili, i njohur si Komandant Vardari, i cili aktualisht është kryetar i Frontit Demokratik për Bashkimin Kombëtar Shqiptar (FDBKSH) ka thënë për “Lajm“ se koha e luftërave në Ballkan ka përfunduar dhe i gjithë aktiviteti i tyre do të kryhet me mjete demokratike. “Ai nuk është opsioni ynë. Ne më 28 dhe 29 nëntor mbajtëm kongresin themelues të FDBKSH-së. Ne do të veprojmë në Tiranë dhe Prishtinë dhe i gjithë aktiviteti ynë për ribashkimin e tokave shqiptare të bëhet me mjete demokratike. Bazuar në gjithë gjeopolitikën ndërkombëtare në Ballkan një herë e përgjithmonë ka përfunduar lufta”, tha Adili.

Ai gjithashtu ka pohuar se në këtë Kongres kanë marrë pjesë mbi 100 delegatë nga Shqipëria natyrale dhe diaspora, të cilët unanimisht kanë vendosur që në të ardhmen, formacioni politiko-ushtarak FBKSH dhe strukturat e tij AKSH dhe SKSH të shkrihen në FDBKSH. “Iu apelojmë atyre që të kenë kujdes dhe të mos bëjnë aventura me çështjen kombëtare”, tha në fund Adili.

Megjithatë formimin e kësaj ushtrie që vetëm nëpërmjet internetit ka lëshuar njoftim publik, e ka vlerësuar si hap të rëndësishëm Xhezair Shaqiri, ish-komandant Hoxha në UÇ-Kombëtare. “Është gjë e mirë kjo për shqiptarët. Politikanët patjetër duhet të kenë kujdes. Trimat liridashës si Idriz Seferi, Bajram Curri, Isa Boletini etj, nuk kanë pasur shkollë, por nuk i kanë bërë gabime siç bëjnë politikanët e tanishëm. Ne e përshëndesim këtë akt dhe ndoshta është edhe me vonesë”, tha Shaqiri. Ai deklaroi se nuk i njeh ata të cilët qëndrojnë pas kësaj iniciative, por i ka porositura ata se mos të kenë vetëm fjalë boshe. “Vepra e vlerëson njeriun. Nuk e dimë se kush janë ata, por nëse i kanë edhe ndjenjat si fjalët, atëherë është e qëlluar”, tha Shaqiri.

Rikujtojmë se edhe para disa viteve në opinion doli AKSH, e cila ushtroi veprimtarinë e saj vetëm në internet.



Shaqiri: UKSH do të ketë përkrahje në Maqedoni!

“Kjo ushtri besoj se do të ketë përkrahje dhe do të zgjerohet në Maqedoni pasi popullata është e demoralizuar nga politika e Nikolla Gruevskit, e Ali Ahmetit, e Menduh Thaçit etj. Ata lëre se poshtëruan vetveten, por edhe gjithë popullin shqiptar, duke e lejuar Gruevskin të tallet me shqiptarët”, tha Xhezair Shaqiri – Hoxha.

http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/2376.html
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gentos



Numri i postimeve : 2
Join date : 02/12/2009

GAZETA LAJM - UKSH, Ushtri Interneti, apo..? Empty
MesazhTitulli: Re: GAZETA LAJM - UKSH, Ushtri Interneti, apo..?   GAZETA LAJM - UKSH, Ushtri Interneti, apo..? Icon_minitimeWed Dec 02, 2009 4:46 pm

Na qoft perhajr kjo Ushtri e re,nqoft se vertetohet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.alba-world.ch
udheheqesi rebel



Numri i postimeve : 75
Join date : 06/12/2009
Age : 35

GAZETA LAJM - UKSH, Ushtri Interneti, apo..? Empty
MesazhTitulli: Re: GAZETA LAJM - UKSH, Ushtri Interneti, apo..?   GAZETA LAJM - UKSH, Ushtri Interneti, apo..? Icon_minitimeTue Dec 08, 2009 4:34 am

nga ketu shihe t qart mendoj se se shpejti do te kemi edhe mendimet e analisteve shqiptar dhe te shohim ata cfar mendojn per uksh
un mendoj se kjo esht nje propagand sepse nje organizat q e punon per ribashkimin e trojeve shqiptare nuk del ne internet
per te bindur popullin kjo duhet vertetuar..,komunikata nr 2 si duket vlen vetem per ne maqedoni dhe kjo verteton se kjo esht vetem nje propagand
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leon



Numri i postimeve : 1
Join date : 10/12/2009

GAZETA LAJM - UKSH, Ushtri Interneti, apo..? Empty
MesazhTitulli: Re: GAZETA LAJM - UKSH, Ushtri Interneti, apo..?   GAZETA LAJM - UKSH, Ushtri Interneti, apo..? Icon_minitimeFri Dec 11, 2009 12:22 am

Eshte e domesdoshme qe te formohet nje ushtri per mbrotjen e popullates shqipetare .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fano

fano

Numri i postimeve : 55
Join date : 19/11/2009

GAZETA LAJM - UKSH, Ushtri Interneti, apo..? Empty
MesazhTitulli: Re: GAZETA LAJM - UKSH, Ushtri Interneti, apo..?   GAZETA LAJM - UKSH, Ushtri Interneti, apo..? Icon_minitimeFri Dec 11, 2009 4:18 am

Leon shkruajti:
Eshte e domesdoshme qe te formohet nje ushtri per mbrotjen e popullates shqipetare .


Ushtrija ekziston vllau jem dhe esht ne te ghitha trojet ku ka shqiptar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
udheheqesi rebel



Numri i postimeve : 75
Join date : 06/12/2009
Age : 35

GAZETA LAJM - UKSH, Ushtri Interneti, apo..? Empty
MesazhTitulli: Re: GAZETA LAJM - UKSH, Ushtri Interneti, apo..?   GAZETA LAJM - UKSH, Ushtri Interneti, apo..? Icon_minitimeSat Dec 12, 2009 1:41 am

jo jo nuk ekziston mos e genjeni popullin shqiptar kot
mos na beni me ndjenja patriotike se e dini cfar pergjegjesie do te keni nese nuk esht e vertet
Mbrapsht në krye Shko poshtë
bleriim



Numri i postimeve : 26
Join date : 02/12/2009

GAZETA LAJM - UKSH, Ushtri Interneti, apo..? Empty
MesazhTitulli: Re: GAZETA LAJM - UKSH, Ushtri Interneti, apo..?   GAZETA LAJM - UKSH, Ushtri Interneti, apo..? Icon_minitimeMon Dec 14, 2009 9:22 pm

jo bre djem nese doni me ba luft me 3 shtete pernjeher gabim ekemi shumm..nuk mundemi me u shty me 3 shtete pernjeher ne..ashtu kerkush ste perkrah ..por ky plan ka deshtu ne 2001 qe ather ka qen e parapame te ndahet maqedonia e me von prehseva medvegja bujanoci edhe pjesa ne malin e zi por lufta e 2001 ka qen tradhti nga vet lideri i ish UCK alija e kshtu qe tash kemi shum probleme per me ba najsen ..se 1 ushtri nuk mundet me luftu me 3 shtete pernjeher o burra mos folni vec qaty se nuk asht realiteti ashtu..nese maqedonia ndahetr tash pas disa viteve mund te flitet per presheven dhe malin e zi ..gje qka asht dasht maqedonia me pas qen e ndame dhe e haruar ajo pun por tash esht dasht me mendu per prehsev e malin e zi e jo me fillu prej fillimit tash..kryesia e ushtris duhet te jet e zgjedhur mir..e jo si ish kryesia e UCK ecila ka ba qka ka dasht vett
Mbrapsht në krye Shko poshtë
udheheqesi rebel



Numri i postimeve : 75
Join date : 06/12/2009
Age : 35

GAZETA LAJM - UKSH, Ushtri Interneti, apo..? Empty
MesazhTitulli: Re: GAZETA LAJM - UKSH, Ushtri Interneti, apo..?   GAZETA LAJM - UKSH, Ushtri Interneti, apo..? Icon_minitimeTue Dec 15, 2009 3:58 am

lenja luften e 2001 ajo esht nje luft e cila ka mbaruar tani qe 10 vite
lufta e 2001 ka qen nje luft per te drejtat e shqiptareve ne maqedoni nuk ka qen luft per teritore.
sa i perket maqedonis un ju garantoj se nese duam te hapim nje konflikt te armatosur per 48 ore sllavomaqedonasit e gjejn vendin e tyne.
esht e vertet qe ne kete lufte ne mesin e luftetareve ka pasur tradheti dhe shitje kjo edhe esht vertetuar por mos akuzoni nje lider sic esht ish komandanti i uck ali ahmeti.
se per te fajsuar dikend per luften e 2001 duhet argumente .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
bleriim



Numri i postimeve : 26
Join date : 02/12/2009

GAZETA LAJM - UKSH, Ushtri Interneti, apo..? Empty
MesazhTitulli: Re: GAZETA LAJM - UKSH, Ushtri Interneti, apo..?   GAZETA LAJM - UKSH, Ushtri Interneti, apo..? Icon_minitimeTue Dec 15, 2009 4:05 am

ôk po e lejm se alia ska pas faj ateher ...e qka po ban tash ne qeveri...sen hiq,, pat premtu ne kumanov se do te legalizohet flamuri ne kumanov por po kalojn vite e ende skemi flamur ne kumanov...pat then se aj ska plumba per shqiptart qka po ndodh tash cdo dit bastisje maltretime,,krejt qka thit gruevski aj ban amin edhe aj tjetri sasht i mir hiq thaqi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
udheheqesi rebel



Numri i postimeve : 75
Join date : 06/12/2009
Age : 35

GAZETA LAJM - UKSH, Ushtri Interneti, apo..? Empty
MesazhTitulli: Re: GAZETA LAJM - UKSH, Ushtri Interneti, apo..?   GAZETA LAJM - UKSH, Ushtri Interneti, apo..? Icon_minitimeTue Dec 15, 2009 4:29 am

shiko blerim un pajtohem me ty ndoshta kohen e fundit nuk ka ber asgje mirpo dua ta dijsh se deshtimi i kesaj politike shqiptare esht si rezultat i deprtimit te satelitave dhe spiunave shqiptar ne institucionet e shtetit
sa i perket flamurit ne kumanov ju lutem mir esht ta pyesni komandant hoxhen ai do ju jep pergjigje.
sa u perket bastisjeve dhe maltretimeve te shqiptareve un mendoj se jan procese te montuara si psh si rasti i brodecit
un nuk mbroj asnje parti politike mos me keqkupto por si personalitet e cmoj vet z ali ahmetin por jo edhe strukturat partiake te tij
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




GAZETA LAJM - UKSH, Ushtri Interneti, apo..? Empty
MesazhTitulli: Re: GAZETA LAJM - UKSH, Ushtri Interneti, apo..?   GAZETA LAJM - UKSH, Ushtri Interneti, apo..? Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
GAZETA LAJM - UKSH, Ushtri Interneti, apo..?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
USHTRIA KOMBËTARE SHQIPTARE UKSH :: UKSH :: UKSH-
Kërce tek: