USHTRIA KOMBËTARE SHQIPTARE UKSH
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
USHTRIA KOMBËTARE SHQIPTARE UKSH

WWW.UKSH.INFO E-MAIL: UKSH-WEB@HOTMAIL.COM TEL
 
ForumUKSHGalleryKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Besa-besë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
fano

fano

Numri i postimeve : 55
Join date : 19/11/2009

Besa-besë Empty
MesazhTitulli: Besa-besë   Besa-besë Icon_minitimeThu Feb 18, 2010 2:46 pm

Besa-besë


Afrim GASHI

Në prag të dyvjetorit të pavarësisë së Kosovës rastësisht hasa në një shkrim që e pata shkruar para dy viteve (disa ditë para shpalljes së pavarësisë së Kosovës) dhe nuk u botua askund. Deri sa e lexoja më kapluan po ato ethe që më patën kapluar atëherë, andaj desha këto emocione t’i ndaj me ju të dashur lexues. Shkrimi fillon me disa vargje të një kënge që patë shënuar një periudhë shumë të hidhur të historisë së Kosovës. Shkrimi fillonte kështu...


“O malet e malësisë dhe ju lisat e gjatë

fushat e gjëra me lule ç’ju kam ndër mend ditë e natë

Oj Kosovë, oj nana ime

ndonëse jam i mërguar

Dashurinë tënde zemra kurrë se ka harruar”

Më kujtohet kjo këngë, eh sa shumë herë e kam kënduar, po e këndoj shumë herë edhe këtyre ditëve, po e vërej se më kanë kapluar ethet.... edhe pse kam ethe, nuk kam as zjarrmi e as të ftohtë.... po kuptoj se këto janë ethet e patriotizmit. Кështu, pra, na qenkan këto ethe, nuk e kam ditur asnjëherë, asnjëherë nuk i kam ndjerë, po sa të mira na qenkan.

Shumë herë i kam thënë vetes këtyre ditëve se u bëmë edhe ne të presim të na ndodhë një gjë e mirë. Gati pas 100 viteve kur u shpall pavarësia e Shqipërisë, erdhi koha që shpallja e pavarësisë së Kosovës të jetë çështje orësh. Po më sillën në kokë ngjarjet që i kaloi Kosova në këtë rrugëtim, sa vuajtje, sa dhimbje, sa viktima, sa lufta, sa përndjekje, sa vrasje, sa dergjje, sa dënesje, sa, sa, sa, sa shumë sa-ja ka për të shkruar këtu.

Kosova të bëhet shtet, sa ëndërr e largët që dukej realizimi i kësaj dëshire, edhe pse bashkë me Shyhreten, të gjithë shqiptarët që kanë jetuar në ish-Jugosllavi, këndonim këngën duke ia dhënë besën Kosovës se për të ...jetën dojmë me dhanë..., më kujtohet ndjenja që e kisha atëherë kur e ssdëgjoja këtë këngë, por tash kam ndjenjë krejt tjetër, sa mirë që po më tingëllon kjo këngë tash në këto rrethana, po më vjen të këndoj me gjithë zërin që kam, e të gjithë shqiptarët bashkë me mua t’i dëgjoj si tingëllojnë duke ia thënë:


Besa – besë, besën e kem dhane,

për Kosovë jetën dojm me dhane


Uh, çfarë ndjenje e mirë!

Më kujtohet që nga fëmijëria ime se çdoherë kur dëgjoja lajme, gati pa përjashtim, ato fillonin me “epitetet” fyese për shqiptarët. “Dobro veçer” edhe menjëherë ja krisnin: “Allbanskite, nacionalisti, separatisti i irredentisti od Kosovo....”.

Ndërsa, këtyre ditëve të fundit, kur po ulem para televizorit, në lajme po dëgjoj se si po rrjedhin përgatitjet për shpalljen e pavarësisë, gjërat për të cilat po dëgjoj janë: Në cilën ditë do të shpallet pavarësia, të dielën apo të hënën, cilat shtete do e pranojnë të parët Kosovën, në sa ora do të shpallet, si do të rrjedhë manifestimi i kremtimit, sa fishekzjarrë janë siguruar, sa e madhe do të jetë torta, etj. etj. Madje erdhi deri aty puna sa kryeministri i Kosovës deklaroi një ditë se shtetet e ndryshme po grinden cili prej tyre i pari do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Paramendoni po t’ju thoshte dikush para disa viteve, që një ditë, një kryeministër i Kosovës, do të thotë para mediave, se shtetet po grinden cili ta pranojë Kosovën i pari, e pabesueshme, thjesht e pabesueshme. E ajo që dikur ishte imagjinatë, e pabesueshme, sot po bëhet realitet.

Vërtet shumë ndjenjë e mirë!

M’u kujtua këto ditë, gjithashtu se si, Sinan Vllasaliu e thërriste rininë e Kosovës që të kthehet:

“Kosova po qanë, Kosova po thërret

bijë mos më lini të mjerë e të shkretë

Kthehu oj rini nëna po thërret

Kurrë Kosova lot më mos të ketë”

Sa kohë e keqe ishte ajo. Nuk mbeti, thuajse, asnjë i ri në Kosovë. Të gjithë ia mësyen shteteve perëndimore për ta siguruar kafshatën e bukës, për vete dhe për familjet e tyre, ishte kohë e luftës për ekzistencë, sa lot derdhën nënat e motrat kosovare, kur përcillnin, djemtë, vëllezërit e vet, e këta me mllef në shpirt, me dhembje në zemër, duke u larguar nga shtëpitë e veta, këndonin me gjysmë gojë ...niset trimi për kurbet, përshëndet shokët e vet, përqafon o babë e nanë, e merr malli për vatan o hej... .

Edhe vërtet u bë ashtu, shumë nga ata të rinj erdhën në Kosovë kur krisi lufta, i dolën zot pushkës, dolën përballë armikut për ta mbrojtur vatanin për të cilin i kishte marrë aq shumë malli, erdhën me të vetmen dëshirë dhe të vetmin qëllim, që Kosovën ta çlironin njëherë e përgjithmonë, Kosovën e cila ishte gjithçka që kanë, ta bënin shtet.

Shumë të rinj, gjithashtu nga vendet perëndimore, sot janë nisur për në Prishtinë, për ta pritur e për ta festuar bashkë pavarësinë e Kosovës.

Uh, sa ndjenjë e mirë!

Kam shumë kujtime këto ditë, kam shumë emocione, kam shumë ndjenja të mira, po më kujtohen shumë gjëra, mendoja se s’do ta prisja kurrë që Kosova të bëhet shtet. Thosha në vete me ato pak grimca optimizmi: se ndoshta gjeneratat e ardhme do ta presin këtë ditë, unë jo, por ja që e prita, ja që po bëhet, KOSOVA PO BËHET SHTET.

E kjo është ndjenjë e mirë, uh çfarë ndjenje!

Po ku je moj Shkurte Fejza, po thuaja edhe një herë dhe ne të gjithë bashkë me ty t’ia themi:

“Oj Kosoovooo oj nana iimeee

ndonëse jam ooo i mërguaaar

Dashurinë tande zemra kurrë se ka harruuar”

http://lajmpress.com/opinion/3424.html
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fano

fano

Numri i postimeve : 55
Join date : 19/11/2009

Besa-besë Empty
MesazhTitulli: Re: Besa-besë   Besa-besë Icon_minitimeThu Feb 18, 2010 2:47 pm

BESA BES I GHITH POPULLI SHQIPTAR DUHET ME DHON DHE I GHITH POPULLI DUHET TE JET BASHK KUDO QE ASHT.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Besa-besë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
USHTRIA KOMBËTARE SHQIPTARE UKSH :: TE NDRYSHME-
Kërce tek: