USHTRIA KOMBËTARE SHQIPTARE UKSH
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
USHTRIA KOMBËTARE SHQIPTARE UKSH

WWW.UKSH.INFO E-MAIL: UKSH-WEB@HOTMAIL.COM TEL
 
ForumUKSHGalleryKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Shesin arin për bileta Evrope

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Shqipo



Numri i postimeve : 14
Join date : 17/11/2009

Shesin arin për bileta Evrope Empty
MesazhTitulli: Shesin arin për bileta Evrope   Shesin arin për bileta Evrope Icon_minitimeSat Feb 20, 2010 8:04 am

Shesin arin për bileta Evrope

19/02/2010

Fshatarët shesin kafshët shtëpiake, ndërsa nuset floririn, për të grumbulluar para për udhë dhe për tu nisur në rrugën e gjatë pa kthim. Në Kumanovë kurrë nuk ka pas aq shumë ofrues të arit sa ka këto ditë, ndërsa pazari I kafshëve është mbushur përplot me kafshë shtëpiake. Të gjithë kërkojnë të shesin dhe vetëm shesin, ndërsa me paratë blejnë biletë në një drejtim. Shqiptarët po shpërngulen në mënyrë të heshtur, shkollat po boshatisen. Pronari i artarisë “Rexho”, Rexhep Hasani thotë se ka shumë njerëz që ofrojnë ar për të shitur. “Kjo nuk është për mirë, pasi ari blihet për qejf dhe shitet për hall. E shesin se po ikin në kurbet. Në të dy dyqanet e mija vij

në plot njerëz për të shitur ar. Në 90 për qind të rasteve nuk ia marrim, se ato i shesin për zor, gjë që nuk është mirë”, thotë për “Lajm” Hasani. Ai ka 23 vjet që merret me këtë punë dhe nuk mban mend asnjëherë një numër të madh të njerëzve të interesuar për të shitur arin. “Kështu s’ka bo vaki asnjëherë, as në luftën e Kosovës, as në luftën e Maqedonisë. Kjo nuk është shenjë e mirë për ne”, thotë ai, duke sqaruar se vetë personat që ofrojnë arin për të shitur ia tregojnë arsyet se pse e bëjnë atë. Ndërsa numri i nxënësve që largohen nga shkollat sa vjen e rritet. Vetëm në shkollën fillore “Bajram Shabani” në Kumanovë 12 nxënës kanë marrë fletëshpërnguljet, ndërsa disa të tjerë presin që ti marrin së shpejti. “Për momentin kemi 12 nxënës të larguar, ndërsa ditëve të ardhshme pritet që të rritet numri i nxënësve që kërkojnë të marrin fletëshpërnguljet”, tha për “Lajm”, Ylber Limani, drejtori i kësaj shkolle. Ai sqaron se ata nuk mund ti vlerësojnë sit ë larguar nxënësit që nuk kanë marrë fletëshpërngulje. “Veç nxënësve që janë larguar ka dhe plot prindër që interesohen për procedurat”, thotë ai. Edhe në 11 shkollat e tjera fillore të Komunës së Kumanovës dhe Likovës, situate është e ngjashme me atë të shkollës “Bajram Shabani”, ku dhjetëra nxënës kanë marrë fletëshpërnguljet.

Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë (LASH) Kumanovë- Likovë është e brengosur për situatën në këtë rajon. “Numri i nxënësve në këto dy komuna për çdo ditë e më tepër po zvogëlohet, sepse nxënësit me prindërit e tyre po shpërngulen masovikisht për në Belgjikë, Francë etj., për shkak të kushteve të renda ekonomike, papunësisë, paperspektivës dhe jostabilitetit të vendit tonë, e atje po kërkojnë azil”.
Ndërsa psikologu Lulëzim Murtezani thotë se kjo është një mënyrë moderne, bashkëkohore e asimilimit të njerëzve. “Tash nuk kemi asimilim me dhunë, asimilim institucional, por kemi një mënyrë tjetër, kemi pasaporta dhe kemi liri për të ikur. Edhe kjo mënyrë e asimilimit është shumë e rrezikshme. Nëse nuk kemi strategji për të bërë punësimin, sidomos të të rinjve nuk do të mund ti themi jo kësaj dukurie”, thotë Murtezani për “Lajm”. Ai sqaron se viktima të këtij asimilimi janë kryesisht familjet që nuk kanë kushte të mira ekzistenciale. Sipas Murtezanit problemi do të vazhdojë deri në momentin kur institucionet do të marrin masa për ta penguar atë. Kushtet ekzistenciale, të cilat gjenden në majën e piramidës janë faktori kryesor që I detyron këto familje për të marrë rrugën e shpërnguljes. “Meqë këto nevoja ekzistenciale nuk plotësohen ata gjejnë rrugë të ndryshme. Në rastin konkret, qytetarët duke mos pas perspektivë marrin rrugën e largët. Meqë shumë njerëz janë të rrezikuar, janë në gjendje ekonomike jo të mirë dhe vizioni i tyre është që me çdo kusht të shkëpusin rrënjët nga ky ambient dhe normalisht shpëtimin e gjejnë në një ambient tjetër”, thotë ai.

Javëve të fundit dhjetar autobusë, të mbushur kryesisht me shqiptarë nisen drejt Belgjikës, Francës, Austrisë, Gjermanisë e Zvicrës.



Shkollat po boshatisen
Vetëm në shkollën fillore “Bajram Shabani” në Kumanovë 12 nxënës kanë marrë fletëshpërnguljet, ndërsa disa të tjerë presin që ti marrin së shpejti. “Për momentin kemi 12 nxënës të larguar, ndërsa ditëve të ardhshme pritet që të rritet numri i nxënësve që kërkojnë të marrin fletëshpërnguljet”, tha për “Lajm”, Ylber Limani, drejtori i kësaj shkolle.


Asimilim modern
Psikologu Lulëzim Murtezani thotë se kjo është një mënyrë moderne, bashkëkohore e asimilimit të njerëzve. “Tash nuk kemi asimilim me dhunë, asimilim institucional, por kemi një mënyrë tjetër, kemi pasaporta dhe kemi liri për të ikur. Edhe kjo mënyrë e asimilimit është shumë e rrezikshme. Nëse nuk kemi strategji për të bërë punësimin, sidomos të të rinjve nuk do të mund ti themi jo kësaj dukurie”, thotë Murtezani

http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/3454.html
Mbrapsht në krye Shko poshtë
udheheqesi rebel



Numri i postimeve : 75
Join date : 06/12/2009
Age : 35

Shesin arin për bileta Evrope Empty
MesazhTitulli: Re: Shesin arin për bileta Evrope   Shesin arin për bileta Evrope Icon_minitimeTue Feb 23, 2010 12:22 am

po ju mos fleni nese jeni aq organizat qe do bej bashkimin e trojeve dhe bashkimin e gjith shqiptareve ndalojeni kete fenomen.
vet keni then qe do te gjuani uniformen e policis maqedone po do ta shohim ju kan ngelur edhe 2 jave
ta shohim sa te zotit jeni.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shesin arin për bileta Evrope
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
USHTRIA KOMBËTARE SHQIPTARE UKSH :: TE NDRYSHME-
Kërce tek: