USHTRIA KOMBËTARE SHQIPTARE UKSH
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
USHTRIA KOMBËTARE SHQIPTARE UKSH

WWW.UKSH.INFO E-MAIL: UKSH-WEB@HOTMAIL.COM TEL
 
ForumUKSHGalleryKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Propaganda kundër UÇK -së është interes i Serbisë - Gjeneral Kudusi Lama

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Shqipo



Numri i postimeve : 14
Join date : 17/11/2009

Propaganda kundër UÇK -së është interes i Serbisë - Gjeneral Kudusi Lama Empty
MesazhTitulli: Propaganda kundër UÇK -së është interes i Serbisë - Gjeneral Kudusi Lama   Propaganda kundër UÇK -së është interes i Serbisë - Gjeneral Kudusi Lama Icon_minitimeSun Mar 07, 2010 2:25 am

Propaganda kundër UÇK -së është interes i Serbisë

06/03/2010


Gjenerali i ushtrisë shqiptare, Kudusi Lama në një intervistë ekskluzive për agjencinë e lajmeve INA flet për vlerat e luftës së UCK-së, si dhe për zhvillimet e fundit aktuale dhe të sigurisë në rajon


INA: I nderuar Gjeneral Lama, juve jeni njohës i mirë i ngjarjeve në Kosovë dhe sidomos zhvillimeve në UÇK, kohëve të fundit në opinion ka një debat rreth rolit të UCK-së pas luftës në Kosovë. Cili është vlerësimi juaj se cila është e vërteta në këtë rast dhe pse po ndodhe kjo?


Kudusi Lama: Kush ka dëshire që shqiptarët të jenë të ç’veshur nga elementet e krenarisë kombëtare? Kuptohet që armiqtë e vendit, të popullit e të kombit shqiptar. Këtu çështja shtrohet se deri ku janë të shtrirë këta armiq, të cilët bëjnë luftë të pandalshme, për të goditur çdo moment ato struktura, individë dhe grupe komuniteti, që kanë marr mbi vete barrë, për të sjellë në arenën kombëtare vlerat e krenarisë së kombit.

Këtu duhet kërkuar edhe qëndrimi ndaj UÇK-së. Dhe ky qëndrim ka filluar herët. Nuk është një dukuri e momentit. Nuk është një dukuri e panjohur. Nuk është një dukuri e papritur. Ky qëndrim e ka zanafillën që në kohën kur zhvillohej Lufta Çlirimtare e Kosovës. Në atë kohë kur luftëtarët dhe drejtuesit e tyre nuk kishin mundësi të ishin prezent në media, sepse ishin në frontet e luftës, kishte të tjerë, që kishin menduar se si duhet të vepronin për të qenë prezent të nesërmen, kur Kosova të çlirohej. Pikërisht kjo kategori, sot është mobilizuar të hedhë baltë mbi UÇK- në.

Për fat të keq, kjo lloj lufte anti-lufte çlirimtare, dihet që është me shumë interes për Serbinë. Por ajo qe me duket shume e neveritshme, është fakti se ka edhe prej atyre qe megjithëse flasin shqip, marrin ne mbrojtje interesat e armiqve te kombit.


INA: Personalitete të njohura në Botë kanë vlerësuar me epitete të larta UÇK-në. Kurse shqiptarët si duket nuk trajton si duhet?



Kudusi Lama: Për të treguar se të tjerët na e kanë njohur Ushtrinë dhe Luftën Çlirimtare të Kosovës, le t’u referohemi disa prononcimeve të personaliteteve të mëdha botërore në librat e tyre:

Presidenti Bill Klinton në librin e tij “Jeta Ime”, botuar edhe në gjuhën shqipe nga Shtëpia Botuese “DUDAJ” në vitin 2005, në faqen 713 shprehet: “UÇK-ja donte pavarësinë dhe besonte se mund t’i bënte ballë ushtrisë serbe duke u përleshur drejtpërsëdrejti me të”. A nuk është për t’u përshëndetur ky deklarim i njeriut me te fuqishëm të botës për UÇK-në, ne momentet më kritike për atdheun e kombin tone?

Edhe ish- Sekretarja amerikane, , Madlene Ollbrajt, edhe Gjenerali Wesley K. Clark, por edhe shumë personalitete tjera liderë botëror çmuan lartë rolin e UCK-së.



INA : Ka patur apo jo luftë në Kosovë në vitet 1997 – 1999?


Kudusi Lama: Kujtoi se përfaqësuesi i Kosovës në Republikën e Shqipërisë në vitin 1999, Iliaz Ramajli e ka dhënë këtë sinjal te mohimit të luftës, në shkurt të vitit 1999, në Tiranë. E kam evidentuar edhe më herët, por e ruaj në kujtese, pasi paska qenë vërtetë një sinjal serioz me një platformë të përcaktuar qartë, e unë mendoja se ishte një mendim personal, që vinte më shumë nga mosnjohja e situatës, kur zotëria deklaronte se ”në Kosove edhe ka patur edhe s’ka patur lufte”. Ndërsa në fakt po del se kjo qenka një platforme e përpunuar mirë. Me vjen vërtetë keq për këtë fakt, pasi një dukuri e tillë shpie ujë në mullirin e Serbisë.

Bota na e njeh luftën, ne e mohojmë atë, pse? Pse duam ta mohojmë luftën? Kush është i interesuar ta zhduke atë? Pse ish luftëtarët në politikë po bijnë në kurth për këto çështje? Si duhet kuptuar fakti që nuk bëhen hapa te vendosur si dje në luftë, për të ligjëruar gjithçka që është e luftës?

Para disa ditësh në një televizion të Kosovës ndoqa një intervistë të Xhavit Halitit dhe kur gazetari i bëri pyetjen: Perse ishit ju të UÇK-së në drejtim të delegacionit të Kosovës në Rambuje? Ai pa hezitim u përgjigj: Se ne ishim të fortët. Një përgjigje shumë e saktë. Sepse vërtete Rambujeja ishte rrjedhë e luftës jo e drekave dhe darkave. Ishte rrjedhe e gjakut te derdhur e jo e fjalëve. Po sot? Duket sikur është harruar rruga nga erdhëm.


INA: Si i përgjigjemi propagandës antishqiptare te serbosllavëve?


Kudusi Lama: Kjo është një pyetje që realisht unë shumë shpesh ja bëj vetes. Por që akoma nuk po gjej një përgjigje të merituar. Sepse ne gjithë këtë kohë shikoj se propaganda antishqiptare e serbosllavëve është më shumë rendiment. Ata po instalojnë një propagandë të antipatisë për shqiptarët në gjithë botën. Është interesant fakti, që ata nuk përtojnë të thonë njëmijë e një të zeza për shqiptarët, duke na quajtur komb të vonuar, të pa aftë, pa kulturë, me histori të varfër, kriminele, të pa fe, pa identitet, agresiv, gjaknxehte, imoral, vrasës, pa histori, të pa zhvilluar, të pa aftë të vetëqeverisemi, pa objektiva për të ardhmen, pa shkencë, dembela, shkatërrues, etj; nga ne nuk ka asnjë përgjigje kundërshtuese , sepse duket që një politikë e tillë nuk qenka në lartësinë e moralit tone. Por ama serbet po e bëjnë këtë politikë dhe ato të moralshmit që quhen evropianë apo edhe botëror, po e besojnë dhe po i bëjnë iso. Kam dëshirë të ju them shqiptarëve se tregu bëhet me të njëjtën monedhë. Nëse në tregun që përdore një monedhë paraqitesh me një monedhë tjetër, nuk mund të bësh blerje sepse nuk pranohet monedha. Prandaj propagandës antishqiptare nuk i duhet përgjigjur me kulturën shqiptare por me kulturën antiserbe.



INA: Sa janë të përgjegjshëm politikanët shqiptarë?


Kudusi Lama: Do të doja të kërkoja që institucionet tona politike dhe intelektuale të ngjiten në shkallën e përgjegjësisë së tyre kombëtare dhe të përpilojnë një dokument përfaqësues të interesave kombëtare shqiptare dhe ky dokument le të jetë një ligj, që të qëndrojë mbi qeveritë shqiptare e qeveritarët shqiptar, që për fat të keq janë sot pjesë e qeverive serbe, maqedonase, greke e malazeze. Ai ligj le të jetë një kushtetutë kombëtare, le të jetë një program a një statut, por politikanët dhe intelektualët e kanë për detyrë t’ia japin kombit këtë dokument themelor. Politika e sotme shqiptare udhëhiqet nga njerëz jo kompetent, ndërsa një pjesë e madhe e dijetarëve, ekspertëve të fushave të ndryshme janë anashkaluar plotësisht. Nuk është vlerë të përpiqen të bëhen specialist për gjithçka. Deri dje kemi sharë Enverin se paska tentuar të bëhet specialist për gjithçka. Këta të sotmit kanë dalë shumë para gjithkujt, për tu bërë mjeshtër të gjithçkaje. Më duket banale që të vish në politikë me një kontribut dy mujor elektoral dhe prej momentit që ulesh në karrigen e deputetit apo të ministrit bëhesh shume i ditur, je mjeshtër i mbrojtjes, mjeshtër i sigurisë, mjeshtër i buxhetit, mjeshtër i bujqësisë, mjeshtër i industrisë, mjeshtër i tregtisë etj. Do të kisha dëshirë që një dukuri e tillë të mos ishte prezentë në praktikën e politikanëve të kombit shqiptar kudo që ushtrojnë aktivitetin e tyre, për arsye se ata kane vërtetë shumë përgjegjësi kombëtare.


INA: Gazetarët, intelektualët sipas jush cili është roli i tyre?


Kudusi Lama: Duket sikur gazetaret, intelektualet dhe politikanët e qeveritarët, kanë arritur të kenë një dritare ku mund të prononcohen dhe flasin pa përgjegjësi. Nëse kemi një dritare që në fund të fundit është hapur në kushtet e qenies së Atdheut, kombit, popullit e shtetit, nuk mund e nuk duhet të abuzojmë me të duke e shfrytëzuar si te jetë jashtë atdheut e kombit tonë, ose sikur këta gazetarë, intelektualë, politikanë e qeveritarë nuk i përkasin këtij atdheu e kombi, por i përkasin askujt dhe flasin si të askujt e për të dëgjuar askush. Nuk kam dëshirë te them se mund të jenë në shërbim të armikut ose të paguar prej tij.

Duket kjo edhe në faktin që ne akoma nuk kemi zbardhur krimet qe janë bërë mbi shqiptarët, prej pushtuesve serbë dhe “gazetarë” e “intelektualë” pa moral kanë mbetur pa sqaruar se edhe shqiptaret në skllavëri, paskan vrarë pushtues ndaj duhen dënuar. Ky është kulmi i “humanizmit” të “gazetarëve”.



Intervistoi: Suat SAQIPI/INA

http://www.ina-online.net/default.aspx?news=f323e242-3eca-4ec4-9d72-5dd47756a42b&ln=3
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Propaganda kundër UÇK -së është interes i Serbisë - Gjeneral Kudusi Lama
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
USHTRIA KOMBËTARE SHQIPTARE UKSH :: TE NDRYSHME-
Kërce tek: