USHTRIA KOMBËTARE SHQIPTARE UKSH
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
USHTRIA KOMBËTARE SHQIPTARE UKSH

WWW.UKSH.INFO E-MAIL: UKSH-WEB@HOTMAIL.COM TEL
 
ForumUKSHGalleryKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 LETËR E HAPUR DREJTUAR KOMBIT DHE FORCAVE TË SHËNDOSHA ATDHETARE PËR 17 SHKURTIN

Shko poshtë 
AutoriMesazh
fano

fano

Numri i postimeve : 55
Join date : 19/11/2009

LETËR E HAPUR DREJTUAR KOMBIT DHE FORCAVE TË SHËNDOSHA ATDHETARE PËR 17 SHKURTIN Empty
MesazhTitulli: LETËR E HAPUR DREJTUAR KOMBIT DHE FORCAVE TË SHËNDOSHA ATDHETARE PËR 17 SHKURTIN   LETËR E HAPUR DREJTUAR KOMBIT DHE FORCAVE TË SHËNDOSHA ATDHETARE PËR 17 SHKURTIN Icon_minitimeFri Mar 05, 2010 3:26 am

LETËR E HAPUR DREJTUAR KOMBIT DHE FORCAVE TË SHËNDOSHA ATDHETARE PËR 17 SHKURTIN


LETËR E HAPUR DREJTUAR KOMBIT DHE FORCAVE TË SHËNDOSHA ATDHETARE PËR 17 SHKURTIN, TENTATIVAT E RROTULLIMIT TË NORMËS DHE KLIVAZHIN E RI POLITIK MBI TË ARDHMËN E TROJËVE SHQIPTARE!

ATDHETARË TË NDERUAR, E DASHUR RINI, TË DASHUR VEPRIMTARË, NË SHËRBIM TË PËRPARIMIT TË ÇËSHTJES SHOQËRORE DHE KOMBËTARE SHQIPTARE, KU DO QË JENI, NGADO QË VINI!
Po ju shkruaj këtë letër të hapur, sepse kam bërë një « mëkat » të pafalshëm, një sjellje devijuese të pashembulltë : Nuk kam pranuar të festoj “17 Shkurtin”, ditën e Pavarësisë së Kosovës - « shtetit më të ri në botë ».
Pse e bëra këtë ? Pse nuk festova me bashkëatdhetarët e mi ? Po e shfrytëzoj këtë « tribunë » dhe ju marrë pak nga koha juaj për t‟i parashtruar argumentet e kësaj “nënkulture të re politike”, të cilës po thonë se i përkas. E pranoj se kam « devijuar » nga politikat e ditës, sepse i mbetem besnik normës kombëtare shqiptare, duke menduar, besuar dhe vepruar vetëm mbi bazën e interesit politik kombëtar dhe me qëndrim të qartë politik në mbrojtje të interesave të Kombit dhe Atdheut tim, SHQIPËRISË NATYRALE. “Normën shoqërore”, por as atë “politike”, nuk i takon ta vendos turma, e cila manipulohet përmes politikës dhe mediave dhe as ca “liderëve të opinionit”, që, si ish-revolucionarë, ndjekin turmën e manipuluar.
Në këtë letër do të trajtoj çështjen e “normës shqiptare”, apo, për të qenë më i saktë, “normës te shqiptarët”- meqë mungesa e sundimit të një norme të qartë mbetet sfida kryesore nga e cila rrjedhë edhe një rrezik që na shpie drejt erozionit të identitetit kombëtar (I). Simptomë i kësaj mungese është edhe nisma për festimin e 17 Shkurtit me shumë pompozitet nga njerëz që nuk janë të detyruar ta bëjnë atë, duke e përfshirë atë në normën, traditën dhe identitetin e shqiptarëve të Kosovës e më gjerë (II), dhe më në fund, çështjën e klivazhit të ri politik dhe rikonfigurimit të skenës politike ndërmjet vazhdimtarrëve të Rilindjës dhe reaksionarëve të rinjë (III).

MUNGESA E SUNDIMIT TË NJË NORME TË QARTË MBETET SFIDA KRYESORE NGA E CILA RRJEDHË RREZIKU QË NA SHPIE DREJT EROZIONIT TË IDENTITETIT KOMBËTAR

Kam shkruar edhe në artikuj të mëparshëm se Lëvizjes Atdhetare - një ndër qëllimet e së cilës ishte, ndër të tjera, edhe çlirimi i territorit administrativ, të quajtur Kosovë, i ka munguar dhe i mungon ende një program politik e kombëtar i qartë dhe i përbashkët. Realiteti është pak më i nuancuar. Ajo kishte një synim politik, i cili ishte çlirimi i të gjitha trojeve të pushtuara shqiptare dhe bashkimi i tyre në një Shtet të vetëm (në një Shqipëri të bashkuar). Por, ata që ranë në këtë Luftë heroike me këtë synim, sot vihen për së vdekuri në vallen e të tjetërsuarve, të cilët pretendojnë dhe « vulosin » se ata ranë për shtetin e Kosovës ! Duket sikur i ka zënë amnezia një pjesë të atdhetarëve dhe luftëtarëve të djeshëm, që ishin bashkuar me këtë synim, me qenë se jo vetëm që kënaqen me atë minimum që e kanë arritur, duke e festuar 17 Shkurtin, por tani edhe u prijnë këtyre festimeve, duke na rishfaqur në mendje festimet e Republikës (2 korrikun) të para Luftës nga ata që këta të fundit i quanin « rugovistë », “titistë”...
Ca prej këtyre militantëve, heronjë të gjallë, janë demobilizuar dhe krejtësisht të zhgënjyer, gjë që mund edhe të kuptohet, kur merret parasysh dallimi ndërmjet synimit dhe arritjes. Por, një pjesë tjetër qëndron aktive dhe devijon ngadal drejt horizontit politik reaksionar, duke shfrytëzuar hyrjen në Qeveri të ish-revolucionarëve dhe respektimin e ceremonialit publik të shtetit të Kosovës, që ta përdorin si arsye që edhe 17 Shkurti të festohet e të organizohet nga ta si nga të tjerët (pronarët e diskotekave, muzikave etj.). Vërtetë kur e festojnë ish-drejtuesit politikë e ushtarakë të UCK-së, përse të mos e festojnë edhe këta “lider të opinionit” ? Përse jo edhe t‟i prijnë kësaj feste me qenë se partia dhe Qeveria e tyre në pushtet, në “Shtetin” e arritur, e festojnë? Por ndërmjet festimit “zyrtar”, pak a shumë të detyruar, për shkak të politikave dhe detyrimeve zyrtare shtetërore dhe marrjes së nismës për festim me vetëdëshirë të plotë me njerëzit e popullit dhe me familjet e tyre ekziston një hap, të cilin nuk duhet hedhur, sepse kjo e fundit shpie në integrimin e festës së Pavarësisë në traditën dhe “normën politike e shoqërore”, në identitetin shqiptar. Nëse njerëzit tanë zyrtarë e festojnë, ajo nuk do të thotë se ata janë të kënaqur me këtë gjendje dhe se pajtohen me projektin politik që fshihet pas kësaj feste, por detyrohen të ushtrojnë detyrën e tyre. Ata, përkundrazi, presin nga “liderët e opinionit”, veprimtarët e tyre dhe njerëzit me autoritet në masë që të mos bëhen “më katolikë se Papa”, por t‟i japin popullit shembullin e orientimit kombëtar, e kurrësesi ta orientojnë në drejtimin e gabuar tjetërsues.
Nuk ka asnjë popull në botë që ka kaq shumë norma identitare që bashkëjetojnë sa ka te ne aktualisht. Jo pse shprehja e kulturës në vendet e jashtme është më pak e lirë se te ne. Përkundrazi, në vendet e jashtme bashkëjetojnë më shumë nënkultura sociologjike se te ne, si adhuruesit e rrymave muzikore, që kanë edhe veshjet e tyre të ndryshme (rapera, gotik, etj), komunitetet me preferenca seksuale të ndryshme (travestit, homoseksualë, etj), si dhe kategori devijuese të tjera (konsumues të drogës, të pornografisë, etj.). Por, ato nënkultura janë kultura që edhe pse u ipen publikut popullor përmes mediave audiovizuale mbeten jashtë normës së pranuar dhe definimit të identitetit kombëtar e shoqëror normativë, pra jashtë normalitetit. Për më shumë, ato identitete nuk njihen zyrtarisht e nuk janë të pranueshme për njeriun normal dhe kurrësesi s‟lejohen të kenë ditë memoriale.
Por, në një popull, në të cilin një elitë apo një shtresë e mesme nuk i përmbahet një norme të caktuar mbi kritere të arsyeshme kombëtare dhe shoqërore, në një vend ku çdo i dyti ka të drejtë të vetëdeklarohet mbi identitetin e tij individual dhe kombëtar, pa dal jashtë normës, mund të ndodhë që identiteti kombëtar i përbashkët të erodohet në përfitim të identiteteve rajonale, lokale, komunitare, fetare, tallavaqe, etj. Festat familjare e popullore nuk janë festa neutrale, por festa me konotacion të fort identitar, si kombëtar, politik, shoqëror dhe individual. Ashtu, duke festuar Bajramin apo Krishtëlindjet njeriu tregon se është musliman apo katolik dhe njeh parimet dhe synimet e fesë së tij, duke festuar 28 Nëntorin njeriu tregon dhe përkujton se është Shqiptar dhe se pajtohet me normën Shqiptare dhe aspiratat e popullit Shqiptar, të deklaruara me këtë datë për Bashkimin Kombëtar në një Shtet të Pavarur, e që qeveriset, duke u bazuar mbi vullnetin e popullit Shqiptar (sovranit). Kurse duke festuar 17 Shkurtin, njeriu ynë tregon se pajtohet me projektin e imponuar politik evropiano-rajonal për rregullimin e “çështjes kosovare” dhe mosbashkimin e Shqipërisë. Këto festa kanë pra një konotacion identitar, politik dhe normativë të fortë.
Por, duke pasur kaq shumë festa konkurrente, cila reflekton normën parimore politike dhe shoqërore Shqiptare ? A është të jesh katolik apo Musliman? Jo. Programi i Rilindjes, në veçanti Pashko Vasa, na thotë se “Feja e Shqiptarit është Shqiptaria”. Feja është pra de facto një përbërëse dytësore e identitetit dhe çdo projekt politik i lidhur me të përjashtohet. Atëherë, me festimin e Festës Kombëtare njeriu simbolizon përshtatshmërinë e tij ndaj normës identitare dhe projektit politik kombëtar. Por, cila Festë i përshtatet më së miri identitetit dhe projektit politik Shqiptar dhe cila e përjashton : 17 Shkurti apo 28 Nëntori? Pyetje që mund t‟i duken një pjese të ish-revolucionarëve pak banale, mbasi për një pjesë nuk ka dyshim se është festa kombëtare që duhet festuar, kurse për një pjesë tjetër të dyjat “bënë” me i festu dhe kjo nuk përbën problem. Por, duke mos qenë të qartë para opinionit popullor, të cilit i dërgojnë sinjale të kundërta në lidhje me projektin dhe vizionin e tyre, ata i lënë derën hapur atyre që bëjnë dallimin ndërmjet “festës sonë” dhe “festës së Pavarësisë së Shqipërisë‟ (nënvizojë debilitetin e padiskutueshëm të atyre që e thërrasin ashtu, sepse 28 Nëntori nuk lidhet vetëm me Pavarësinë e “Shqipërisë londineze”, por me mbarë Shqipërinë dhe kombin shqiptar).
Por, kjo temë duhet trajtuar më thellë. Cka është norma dhe përse mund të flitet për një rrotullim të normës me këtë rastin e 17 Shkurtit 2010? Norma është një sërë vlerash dhe aspiratash që pjesëtarët e shoqërisë ose të një grupi nënkulturor kanë të përbashkëta dhe të cilat janë pak a shumë të pranuara gati se në mënyrë unanime nga të gjithë. Në një shoqëri normale individi kalon që nga lindja faza të ndryshme, të cilat e çojnë drejt integrimit gjithmonë më të fort të “normës”, aspiratave të shoqërisë dhe një mënyre të jetesës gjithmonë më të pajtueshme me të. Ata që nuk i përshtaten normës quhen margjinalë ose devijues dhe u rrezikohet integrimi në shoqëri jashtë grupit të tyre nënkulturor. Nëse është e vërtetë se njerëzit devijues tolerohen pak a shumë nga ata konform normës, duhet kuptuar se të tolerosh do të thotë pak a shumë të arrish të qëndrosh në një hapësirë të përbashkët pa sulmuar tjetrin, por kurrësesi të pranosh sjelljen apo identitetin e tij. Për shembull, të konsumosh drogë është sjellje devijuese. Sigurisht se një njeri normal mund të tolerojë dikend që konsumon atë në rrugë, por kurrësesi nuk do të pranonte ta ftoj një të droguar në shtëpi për të konsumuar bashkë me të. Ekziston pra një dallim i qartë ndërmjet asaj që mund të tolerohet nga njeriu i normës (sjelljen devijuese) dhe asaj që është e pranueshme dhe cilësohet si e natyrshme (norma).
Nëse aplikojmë të njëjtën logjikë për festën e 17 Shkurtit ekzistojnë jashtë personave të detyruar tri lloje pozicionimesh rreth normës politike dhe shoqërore në Kosovë, në veçanti dhe Shqipëri, në përgjithësi.
I pari, që mund të quhet margjinal-devijues ndaj normës është ai i njerëzve që pretendojnë të kenë “identitet kosovar”, apo tjetër rajonal. Normë devijuese, përfaqësuesit e së cilës janë jashtëzakonisht të mbimediatizuar, sikur janë edhe kulturat devijuese në vendet tjera, mbasi devijuesit me identitetin e tyre kundërshtues ndaj normës janë natyrisht tërheqës për opinionin, sikur për shembull homoseksualët, konsumuesit e drogës (etj...) në vendet e tjera.
Një pozitë e mesme është ajo e atyre që mendojnë dhe propagandojnë se bënë të festohet, duke vazhduar të festojnë edhe festa tjera kombëtare, duke mos rrëshqitur pra në kategorinë margjinale devijuese. Kjo pozitë e mesme vërtetë mund edhe të jetë opinion i një shumice, mbasi njerëzit me pozicionim jo të prerë ose pa opinion janë shumicë. Sidoqoftë, kjo pozitë qonë në afat të mesëm dhe të gjatë në kthimin e një feste dhe një identiteti devijues në të “pranueshëm”. Deshëm apo s‟deshëm të mbërrijmë deri aty, duke mos e luftuar dukurin negative e për më shumë, duke e festuar (apo praktikuar) rregullisht me familje, ajo hynë në traditën e çelizës bazë të një shoqërie dhe bëhet normë. Duke festuar dhe marrë nismën e festimit të 17 Shkurtit me vetdëshirë, ajo pjesë e ish-revolucionarëve -“lider të opinionit”- e kthenë në të pranueshme praktikën e festimit të një feste politike zyrtare te shumica, e bëjnë të pranueshme edhe mbajtjen e simboleve shtetërore në ambientet familjare e në dasma te po të njëjtit dhe përgatisin vendin atyre që lëngojnë për “identitetin kosovar” dhe krijimin e një « kombi » të ri mbi trojet dhe kurrizin e shqiptarëve.
Prandaj, le t‟ju rikujtojmë « liderëve të opinionit », sikur edhe ish-militantëve të tanishëm, se ajo që përbënte “normën politike e shoqërore” të ish-revolucionarëve sikur edhe të Rilindasve të tanishëm ishte dhe mbetët në pajtim me Rilindjen dhe aspiratat e Kombit Shqiptar, të deklaruar më 28 Nëntor 1912 dhe të materializuar në programin politik dhe doktrinën e Luftës Antipushtuese Clirimtare të UCK-së. Ajo ishte dhe mbetet çlirimi i të gjitha trojeve të pushtuara të Shqipërisë dhe Bashkimi i tyre në një Shtet të vetëm me identitet të padiskutueshëm Shqiptar dhe me liri të pakufizuar (pozicionimi i tretë konform normës Kombëtare). Normë të cilën e luftojnë në mënyrë të pamëshirshme veglat e armiqëve të Kombit Shqiptar, duke mos e përfaqësuar në media dhe e kundërshtuar dita-ditës, dhe duke shpikur identitete e festa të huaja poshtëruese, që të harrohet 28 Nëntori , simbol i normës, identitetit dhe projektit politik e shoqëror Shqiptar. Me synim që të harrohet dita me të cilën përkujtohen aspiratat e Kombit Shqiptar për Bashkim, liri e përparim; dita kur përkujtohen të arriturat dhe të mbeturat drejt realizimit të tyre dhe tregohet përkushtimi i një Kombi për të realizuar barrën që i ka ngarkuar historia. Natyrisht, që ata ish-revolucionarë, të cilët zgjedhin rrugën e mesme arsyetojnë atë me nevojën për “përshtatje kohës”, sikur çdo devijues në proces devijimi gjen arsyetime për devijimin e tij, mbasi edhe devijuesit më të mëdhenjë ndikohen nga norma dhe mundohen ta neutralizojnë atë përmes një sërë arsyetimësh, por, pavarësisht arsyetimit, një devijues mbetet devijues...

SIMPTOMË E MUNGESËS SË KËSAJ NORME ËSHTË EDHE MARRJA E NISMËS DHE FESTIMI ME SHUMË POMPOZITET I 17 SHKURTIT NGA NJERËZ QË NUK JANË TË DETYRUAR TA BËJNË ATË, DUKE E FUTUR NË NORMË, TRADITË DHE IDENTITET TË SHQIPTARËVE TË KOSOVËS E MË GJERË.

Në këtë pjesë do të përqëndrohemi te arsyetimët që përdoren nga atdhetarët dhe veprimtarët e djeshëm për të festuar ose marrë përsipër organizimin e festimit të 17 Shkurtit, duke e përfshirë kështu në normën dhe traditën shqiptare. Arsyeve, të cilave edhe ne do t’u përgjigjemi, që opinioni të ketë edhe argumentet e kundërta.

THUHET SE “SI ARRITJE E POPULLIT SHQIPAR AJO MERITON DHE DUHET TË FESTOHET”.

Sigurishtë që pavarësia e Kosovës shënon një përparim të çmueshën në kushtet e jetesës dhe në statusin politik të shqiptarëve të Kosovës. Askush nuk mund të thotë se ajo nuk përbën një arritje në krahasim me atë që kishim më parë dhe se ajo do të ishte arritur ndryshe përveç se me gjakun e mijëra dëshmorëve dhe të zhdukurve (viktima të përpjekjeve shtetërore serbe për dëbimin, rrëmbimin dhe zhdukjen fizike të popullatës shqiptare të Kosovës). Por, a është “fundi i tunelit” apo vetëm një hap përpara në tunel drejt daljes në dritë? Aty, festimi i Pavarësisë me datën 17 Shkurt e jo më 28 Nëntor -sikur do ta donte logjika e shëndoshë- qonë peshë. Me qenë se 28 Nëntori nuk ka për synim kryesor përkujtimin e ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, por deklarimin para syve të botës të vullnetit politik të qartë të Kombit Shqiptar, që të jetonë i Bashkuar në trojet e Shqipërisë natyrale, në liri e mirëqenie, përse të jetë atëherë e nevojshme të shtohet edhe një festë tjetër “kombëtare”? Përvec, nëse ajo përbën një festë të karakterit politik, për momentin jashtë normës shqiptare, por që me kohën mund edhe të hyj në traditë, duke i shërbyer ndonjë “projekti politik”? Por, cili është ai projekt politik? A i shërben -apo së paku- a mund të pajtohet me “aspiratat Shqiptare”, të deklaruara më 28 Nëntor 1912?
Mund ta kuptoj secili sa të panjohura ka rreth përfitimit potencial politik për Kombin tonë që të festohet kjo festë -e për më shumë- sa rrëziqe paraqet për unitetin dhe identitetin Kombëtar një banalizim i tillë. Si ta festoj atëherë një festë të panevojshme, nga festimi i së cilës nuk përkujtoj asgjë që përkujtohet në festat e mija Kombëtare dhe nga karakteri dhe Projekti i së cilës kuptoj vetëm rreziqe e prapambetje për të ardhmen e Kombit tim?
Më thuani ju tani: A nuk përkujtonin edhe armiqët tanë të vjetër titistë përmirësime të statusit politik të shqiptarëve nën Jugosllavi? A nuk janë paraqitur ato festa të karakterit politik si festa të arritjeve politike të popullit shqiptar ? A nuk merrte pjesë shumica e popullatës në to? Edhe festimi i festave zyrtare të Jugosllavisë komuniste arsyetohej nga titistët si festim i arritjes së autonomisë, mundësisë së përdorimit të flamurit kombëtar dhe hapjes së fakulteteve në gjuhën amëtare si edhe arritja e njëfarë mundësie për vetëqeverisje lokale... Sigurisht, që këto që përmendëm ishin arritje të rëndësishme në përmirësimin e të drejtave dhe statusit politik të shqiptarëve, të fituara jo nga titistët, por nga populli i udhëhequr nga Heronjtë
e demonstratave të 1968... Por, sapo këto të drejta –që ishin utopike për brezin që i fitoi me gjak- u arritën dhe u bënë pjesë e normalitetit, gjenerata tjetër revolucionare përparimtare nuk u ndal në rrugë e nuk iu nënshtrua ceremonialit jugosllav, por u kthye në rrugë dhe kërkoi më shumë, Statusin e Republikës! A do të ndaleni edhe ju të festoni e të mbroni të arriturat politike të brezave të viteve 80/90, kur koha kërkon që të përgatitemi e të luftojmë për të arriturat e shekullit XXI, që duhet dhe do të jenë padyshim Bashkimi Kombëtar Shqiptar. Të luftosh në vitin 2010 si ish-përparimtar për Pavarësinë e Kosovës, sigurisht se do të vihesh në pozitën qesharake të atij që bënë një luftë me vonesë ose në atë të reaksionarit, i cili do ta mbanë dhe thellonë një gjendje shoqërore edhe nëse ajo shkon në dëm të shumicës së kombit.

ARSYEJE TJETËR -SHUMË BANALE NË BUZËT E NJË ISH-REVOLUCIONARI- ËSHTË AJO SE “TË GJITHË E FESTOJNË, DHE KËTË E DONË... POPULLI ”. PËRSE, ATËHERË TË MOS SHFRYTËZOJMË RASTIN “MBASI ASHTU DO POPULLI” QË “T’I BASHKOJMË SHQIPTARËT ME KËTË FESTË”, THONË ATA?

Po ju, o heronj të gjallë të demonstratave dhe mobilizimit të shekullit të kaluar, që kaluat rininë tuaj nëpër burgje, Atdhetarë të shquar të orëve të para, a nuk festonin “të gjithë” ditët memoriale Jugosllavo-kosovare në kohën tuaj? A nuk mbaheshin ceremoni publike nga zyrtarët “shqiptaro-jugosllavë” në kohën tuaj? Por, ishit ju vetë, ata që me vëmendje, me një guxim të pamposhtur e me një përkushtim të paluhatshëm për idetë e Rilindasëve dhe aspiratat e 28 Nëntorit, u ngritët në këmbë e i that mësuesit, i that prindit, i that edhe mikut se ishin gabim dhe nuk pranuat ceremonialin. Ishit ju që me fytyrën e përgjakur, trup e shpirt të sakatosur kaluat vite të tëra në burgjet barbare, duke u ngritur saherë e përsëri në këmbë për t‟i thënë jo « skiptaro-jugosllavëve » dhe Jugosllavisë fashiste, edhe pas torturave çnjerëzore! Ishit ju që mbajtët gjallë frymën, traditën, identitetin dhe projektin politik shqiptar! Ishit ju që mundësuat, falë sakrificave tuaja, që idetë e juaja të përhapen në popull e të bëhen të pashmangshme, dhe dikur edhe pjesë e “normës politike”. Vetë ish-udhëheqja “skiptare-titiste” u detyrua në vitet e 90-ta të deklarohet, së paku formalisht, për Pavarësinë. Por sot? Mbeteni për njerëzit e popullit, për vegjëlinë, për të cilën sakrifikuat aq shumë, “fanari ndriçues”: juve ju takon ta drejtoni vegjëlinë dhe rininë në rrugën tuaj të Rilindjes kombëtare! Juve ju takon, që të mos bini pre e tentativave të armiqëve tuaj për të tjetërsuar dhe çorientuar popullin, juve ju takon t‟i tregoni popullit se cila është norma Shqiptare, e kurrësesi të mos i leni ata që ëndërrojnë ndarjen e kombit të realizojnë aspiratat e tyre shekullore! Populli nuk pret nga ju që të festoni bashkë me ta, ai ju pret me padurim që t‟i tregoni rrugën, t‟i tregoni normën dhe të mbeteni bartësit e lirisë dhe projektit politik Shqiptar.
Sikur të ishte e vërtetë se vendosja e normës shoqërore dhe shpërndarja e ideve politike do varej, sikur thonë ata që pretendojnë se “ashtu e do populli », vetëm nga prirja natyrore e popullit për një identitet të caktuar pa intervenim të propagandës politike dhe « liderëve të opinionit », atëherë do të kishte dominuar në mënyrë të natyrshme projekti politik dhe identiteti Shqiptar. Por, duke u arsyetuar me këtë arsye të kotë, një pjesë e ish-militantëve jo vetëm se kanë pushuar luftën politike për përhapjen e identitetit dhe projektit të Bashkimit Kombëtar, duke u lënë të lirë terrenin grupeve identitare dhe politike me synime tjetërsuese, por gjithashtu janë mashtruar nga propaganda e këtyre grupeve të frymëzuara si nga miqtë ndërkombëtarë edhe nga Serbia dhe ish-bashkëpunëtorët e saj. Kështu, atyre jo vetëm se ua kemi lënë terrenin e lirë për përhapjen e
propagandës antishqiptare, duke mos e luftuar mjaft dhe mos u pozicionuar qartë, por sot vijmë edhe te pozita, ku disa prej nesh edhe bijnë direkt nën dhunën simbolike të tyre, duke organizuar 17 Shkurtin, që as populli nuk e feston. Në të vërtetë është për t‟u çuditur edhe me shprehjen “të gjithë e festojnë”, kur ata që prentendojnë se të gjithë e festojnë, shpesherë numrojnë vetëm ata që e festojnë, por nuk shohin ata që nuk e festojnë... Të mblidhen ca dhjetëra veta në qytete të ndryshme për ta festuar një festë e të mos e festojnë qindra mijëra të tjerë edhe në kushte të hyrjes së lirë dhe të një informimi optimal të publikut (etj...) të lenë pa dyshim përshtypjen e një feste, apo ngjarjeje krejtësisht margjinale.

ARSYEJA E FUNDIT, QË PËRDORET PËR TË ARSYETUAR TË PAARSYETUESHMËN, ËSHTË SE “MUND TË FESTOJMË EDHE 28 NËNTORIN EDHE 17 SHKURTIN”, PRA NUK JANË TË PËRJASHTUESHME NJËRA ME TJETRËN...

Një problem i parë, që lind me këtë arsyetim, është ai i kalendarit të festave zyrtare në Kosovë dhe të raportit të forcave që reflektohen në të. Me qenë se Festa e 28 Nëntorit nuk është ende zyrtare, dihet që ato zyrtaret (kosovare, fetare, etj...) në perspektivë kanë gjasa më të mëdha të fitojnë mbi jo-zyrtarën. Gjë që shpjegohet me faktin se ato janë ditë pushimi dhe përfitojnë nga një fushatë e madhe propagande ideologjike dhe mediatike, kurse Festa jonë është viktimë e një fushate injorimi, e për më shumë, një lufte ideologjike dhe mediatike nga të gjithë ithtarët e identiteteve konkurrente me atë Kombëtar, si ata të identitetit kosovar, fetar, pseudo-evropian (etj...). Nëse në shikim të parë duken ato identitete dhe projekte politike konkurrente në mes veti nuk duhet harruar se e vetmja gjë që ato kanë të përbashkët është një vullnet i pakompromis për të denigruar dhe asgjësuar deri në zdhukje çdo festë apo simbolikë që lidhet me identitetitin Shqiptar dhe projektin politik Shqiptar.
Ashtu, ata ithtar të identiteteve dytësore jo vetëm se nuk pranojnë vendin që u ka caktuar norma Shqiptare, por si identitete zyrtare të “Republikës së Kosovës” luftojnë në mënyrë të pamëshirshme çdo ndjenjë Kombëtare, duke shkuar edhe deri aty sa të ofendojnë dhe poshtrojnë ata që u përshtaten normës Shqiptare. Presioni i ushtruar nga ithtarët e këtyre grupeve anti-shqiptare dhe mbimediatizimi i tyre nga mediat (kryesisht në duart e klasës bashkëpunëtore) për të asgjësuar definitivisht çdo ndjenjë Kombëtare te Shqiptarët synon të reduktoj vetëdijen e tyre në atë fisnore/krahinore, duke bërë një popull pa identitet e pa histori të përbashkët (lloj komunitetesh që jetojnë në fqinjësi të mirë). Shqiptarët të mbeten ashtu lloj nomadësh, rregullimi i çështjes të të cilëve duhet adresuar te autoritetet lokale të gjashtë Shteteve ku ata jetojnë si “komunitete”. Kurse, ata ithtarët e zgjidhjes evropiane të “çështjes kosovare”, që theksojnë identitetin “Evropian” të saj, duke thënë se “e vetmja zgjidhje për “Kosovarët” është që ata të integrohen sa më shpejtë në Evropë” e të harrojnë çdo identitet apo projekt politik „fantazmë” tjetër, na qojnë drejt një zgjidhje që do t‟i kthente Shqiptarët si të Kosovës edhe të Ballkanit në një turmë njerëzish të pa Komb e të pa Zot, të padëshirueshëm në një pjesë të vendëve ku jetojnë (Mal i Zi, Serbi, Greqi, Maqedoni, Shqipëri londineze dhe Kosovë), zgjidhja e problemeve të të cilëve duhet gjetur dhe imponuar nga Brukseli si në rastin e Ciganëve...
Nuk ka dyshim për vullnetin e qartë dhe planet e menduara mirë për përjashtimin nga norma në shoqëritë Shqiptare të normës Shqiptare, sikur nuk ka dyshim për përkrahjen e gjithanshme intensive nga të gjithë faktorët antikombëtarë, vendorë dhe ndërkombëtarë, në këtë drejtim. Nuk është për t‟u çuditur që sulmet ndaj normës Shqiptare po shtohen dita-ditës dhe me një intensitet gjithmonë më të fortë, si nga rajonalistët e komunitaristët, edhe nga jashtë, të frymëzuar nga miqtë tanë ndërkombëtarë, përmes bashkëpunëtorëve vendorë. Ashtu, regjistrimi i popullësisë së Shqipërisë dhe ai i popullësisë së Kosovës, që do ndodhin në vijim, do jenë i vetmi shembull në Evropë, ku lejohen qytetarët të vetëdeklarohen mbi etninë dhe fenë e tyre, duke kënaqur ashtu interesat e shteteve të ndërtuara mbi tokat Shqiptare edhe në ato pak toka që kanë mbetur... Dhurata që Kryeministri Berisha bërë Greqisë shënon integrimin si normë politike, legale, shoqërore dhe shtetërore të “vetëdeklarimit mbi identitetin kombëtar” edhe në Shqipërinë londineze, i cili qonë domosdo në njohjen e grupeve minoritare e fetare të krijuara nga jashtë në territoret Shqiptare dhe te krijimi i mundësisë që në të ardhmen Serbia dhe Greqia të përforcojnë kontrollin e tyre politik mbi territoret Shqiptare, duke forcuar edhe privilegjet e « shtetasëve » të tyre fantazmë. Kjo tradhëti, që iu paraqit opinionit si “obligim Evropian”, nuk ekziston askund. Përkundrazi, shtete si Greqia nuk tolerojnë vetdeklarim as mbi fenë, e kurrësesi mbi etninë nga shtetasit e tyre.
Pra le të na tregoni tani. Sa shqiptarë do të mbesin në Kosovë nga mbi 90% e tyre sa janë tash? E sa tjerë do mbesin në Shqipërinë londineze, në shtetin me popullatën më homogjene kombëtare në botë, me mbi 96% shqiptarë të pastër? Po në territoret e okupuara? Në prag të regjistrimit të popullsisë a do të kontribuojnë për identitetet dhe projektet politike antishqiptare (qoftë edhe pa vetëdije) « liderët e opinionit », apo do të mbrojnë identitetin dhe projektin politik shqiptar? Ky është klivazhi i kohës sonë, në një kohë kur identiteti dhe projekti politik Shqiptar është sa afër realizimit edhe aq afër rrezikut të erozionit...

DREJT KLIVAZHIT TË RI DHE RIKONFIGURIMIT TË SKENËS POLITIKE DHE SHOQËRORE SHQIPTARE NDËRMJET VAZHDIMTARRËVE TË RILINDJËS DHE REAKSIONARËVE TË RINJË.

Natyrisht që vërejtjet e bëra në këtë shkrim nuk u bëhen njerëzve të zakonshëm, të cilët nuk kanë kohë, interes ose dije të mjaftueshme që t‟i mendojnë në mënyrë të thellë këto çështje politike mjaft të ndërlikuara. Në fakt, rrjeti i përhapjes së propagandës dhe krijimit të pranueshmërisë te populli funksionon pak a shumë sikur një rrjet i furnizimit me energji elektrike. Kemi centralet (ideologët) që e prodhojnë atë, linjat e tensionit të lartë (mediat dhe propaganduesit e mëdhenjë) që e qojnë drejt linjave të tensionit të mesëm (militantët e terrenit) nga të cilët përçohët te qytetari. Në këtë rast, njeriu i cili nuk është i angazhuar dhe përkushtuar të mendoj për këto çështje është pak a shumë sikur konsumatori i energjisë elektrike, i cili vë televizorin në prizë dhe nuk interesohet rreth problematikave teknike e shoqërore, që bart në vete gjenerimi dhe furnizimi i kësaj energjie, të cilat janë menduar dhe ushtruar si politika energjetike nga ekspertët dhe vendimëmarrësit shtetëror e privatë. Ai për këto çështje i lë të kujdesën specialistët (ata që njihen dhe i njeh si kompetentë) dhe merr informacionin e cilësuar si të besueshëm mbi këto çështje nga ta. Kjo letër natyrisht se sulmon në mënyrë të pakompromis centralet (ideologët), linjat e tensionit të lartë
(mediat dhe figurat mediatike antikombëtare) dhe ato të tensioneve më të ulëta (militantët antikombëtar dhe ata renegat të kthyer në militantë të UNMIK-EULEX-it), që e kyçin njeriun tonë në idet dhe normat tjetërsuese, njëherazi edhe duke luftuar në mënyrë direkte apo indirekte opsionet e ideologëve dhe militantëve të çështjes kombëtare! Synimi tjetër i kësaj letre është që edhe njeriu ynë, që manipulohet nga këta të fundit, të kuptoj realitetin politik aktual dhe të mos mashtrohet më mbi realitetin e normës, të “mirës » e të « keqës” dhe të ketë orientimin e duhur për të ardhmen e Kombit tonë.
Ky lloj servilizmi i një pjese të ish-militantëve, e për më shumë kthimi i ca prej tyre në komisarë politik e moral të regjimit të UNMIK-EULEX-it, në kohën kur shokët e tyre që mbajnë qëndrimin, e sidomos gjenerata e re, trashëgimtare e flakës së lirisë të Rilindjes, po ndjeken, gjykohen dhe torturohen padrejtësisht vetëm se kërkojnë dhe veprojnë për të drejtat legjitime që aspiron Kombi Shqiptar, tregon se jemi në prag të një udhëkryqi historik dhe politik.
Gjatë qëndrimit tim në Kosovë (pesë muaj në praktikë në Qeverinë e Kosovës) munda të vërej se viti që shkoi ka qenë vit i sulmit më direkt e më brutal ndaj ish-krahut politik të UCK-së dhe krahut më Atdhetarë në Kosovë, sikur edhe ndaj militantëve të rinjë të Rilindjës, me qëllim që të zhdukin këtë lëvizje Kombëtare! Duke sulmuar militantët dhe udhëheqësit e rinjë të kësaj ideologjie të Kombit, si Albin Kurtin, ashtu edhe militantë tjerë në mërgim, përmes veglave të tyre, ata synojnë që kjo ethe për liri e barazi të Kombit Shqiptar të mos trashëgohet.
Kështu, në mars mediat titiste, të koordinuara nga BIRN-i, sulmuan rënd UCK-në duke e akuzuar për burgje fantazmë në afërsi të Kukësit, duke synuar që të denigrojnë jo vetëm shenjtshmërinë e Luftës Antipushtuese Clirimtare të UCK-së, por edhe drejtuesit shtetëror e politik të dalur nga ajo. Ndërmjet dy raundeve të zgjedhjeve doli në media propaganda denigruese e veglave të UDB-së, e inskenuar mirë dhe e gjiruar nga mediat titiste, e cila sulmonte jo vetëm SHIK-un, por edhe figurat e tjera të mëdhaja e patriotike Kombëtare, emrat e të cilëve u « përbaltën » në mënyrë të pamoralshme dhe ilegale nga mediat titiste. Nuk do të zgjatem shumë për komplotin që synonte që aplikimi i decentralizimit të bëhet në mënyrë optimale për Serbinë në Anamoravë, duke u munduar me çdo kushtë që aty të mos fitoj njëri nga krahët më Atdhetar të PDK-së (sepse është trajtuar mirë kjo çështje). Mbas gjithë këtyre sulmeve, intensiteti i të cilëve është shtuar këtë vit na erdh edhe gjyqi UNMIK-EULEX dhe veglave të tyre udbeske i Albin Kurtit, që filloi në të njëjtën kohë me ditën e Pavarësisë, për ta goditur atë figurë kombëtare, udhëheqës i rinisë atdhetare të krahut historik Kombëtar, gjë që tregon se sa po punohet që të eliminohen politikisht e moralisht militantët e vjetër besnikë të Rilindjes dhe trashëgimia e tyre ndaj të cilës po ushtrohet një inkuizicion i vërtetë!
Meqë, kundërshtarët e krahut Kombëtar nuk arrijnë t‟i sulmojnë gjithmonë në mënyrë direkte militantët e vjetër dhe autoritativ të tij -mbasi ata i donë dhe do t‟i mbroj populli, ata sulmojnë trashëgimtarët e rinjë të frymës së Rilindjes, të frymës militante flijuese Kombëtare, duke u munduar që të neutralizojnë dhe eliminojnë veprën dhe luftën politike të tyre, që idet e tyre ata t‟i marrin me vete në varreza…
Por gjenerata trashëgimtare e frymës së Rilindjes, brezi i rritur në demonstrata, shembull i të cilës mbetën gjigantët e historisë, Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka, Adem Jashari, Fehmi Lladrovci, e shumë atdhetarë e Rilindas të tjerë, asnjëherë nuk pranojnë të rrinë « urtë ». Nuk mund të
eliminohet dot kjo dashuri për Atdheun, për Shqipërinë, siç e donin Samiu, Naimi, Noli, etj., për gjithë ata që u frymëzuan nga ta dhe u munduan që punën e një jete t‟ia kushtonin mbrojtjes së asaj pjese të popullit Shqiptar që i kishte shpëtuar Holokaustit të ushtruar mbi ta. Edhe ne, Kështjellën e pamposhtur Shqiptare, që e mbrojtën me flijimin, veprat, gjakun e tyre, këtë Shqipëri natyrale që na e lanë Amanet “të parët tanë” nuk do ta hedhim poshtë e të festojmë robërin, kur nuk ka më ëmbël se të festosh lirinë. Prandaj, edhe ne do të vazhdojmë të besojmë në lirinë e të luftojmë për barazinë e asnjëherë s‟do kënaqemi me robërin. Mbetemi të vendosur që në një ditë jo të largët të kemi një shtet të vetëm me emrin Shqipëri dhe me një Flamur.
Edhe ideologjia e vjetër e kohës Titiste apo edhe e asaj Rugoviste kishte strukturat e saja si në Kosovë edhe në mërgat, të cilat organizonin ceremoniale për përkujtimin e 2 korrikut dhe festave tjera politike. Por, më shumë se të organizonin Festa në mërgatë, qëllimi kryesor i këtyre strukturave ishte mbajtja nën kontroll e diasporës që mërgimtarët mos të “devijonin” e mos t‟u ndihmonin atyre që përgaditnin luftën për çlirimin e Kosovës dhe Bashkimin e Shqipërisë. Në kontekstin e ri, forcat përparimtare e Kombëtare nuk duhet kurrësesi të lejojnë që të ringjallen strukturat e vjetra reaksionare dhe të përforcohen me reaksionarë të rinjë të dalur nga radhët tona!
Tani prapë bëhet një propagandë agresive dhe e ndyrë për t‟i çorientuar dhe mashtruar njerëzit duke festuar Traktatin e Londrës dhe Traktatin e Vjenës, e jo Pavarësinë, as të Shqipërisë e as atë të Kosovës, por datat e nënshtrimit dhe copëtimit të Kombit, të Shqipërisë! Në kontekstin aktual të rikonfigurimit të skenës politike përballë klivazhit të ri politik dhe shoqëror, të krijuar mbas çlirimit të Kosovës, këto sulme ndaj figurave Kombëtare dhe denigrimi i tyre në emër të regjimit të UNMIK-EULEX-it vetëm tregojnë arritjen e një pike në kohën kur klivazhet politike dalin haptazi në sipërfaqe para opinionit publik.
Ne mbetemi të përkushtuar për lirin e këtij Kombi dhe sigurisht se nuk do bimë pre e propagandës denigruese dhe kurrësesi nuk do kërkojmë falje e as nuk do t‟i përshtatemi mendimit të shërbëtorve të projekteve politike përjashtuese ndaj projektit kombëtar e as atyre ndërkombëtarë apo të grupeve tjera identitare margjinale. Neve na takon të mbrojmë vijën ideologjike të Rilindjes dhe zgjidhjen e vetme që Kombi ynë të ketë ekzistencën fizike, kulturore dhe politike të sigurtë! Neve na takon që të sigurohemi se ai nuk do mashtrohet mbas zgjidhjeve që imponohen dhe e robërojnë, duke e mbajtur të nënshtruar dhe të copëtuar.

Në këtë pikë historike dhe klivazh të ri, Kombi është para një udhëkryqi me dy zgjidhje të qarta:
Atë të nënshtrimit dhe erozionit të identitetit të tij në përfitim të identiteteve të imponuara nga jashtë, duke u ballafaquar me krijimin e shteteve të reja policore mbi tokat shqiptare, të cilët pretendojnë të jenë zgjidhja e duhur dhe legjitime e çështjes shqiptare, falë paqes ndërmjet gjashtë shteteve të krijuara në tokat e Shqipërisë.
- Atë të arritjes së formimit të një Kombi me identitet të vetëm Shqiptar, konform modelit të Rilindjes. Shteti Komb, që sikur Shtetet-kombe Evropiane do të garantonte të gjitha të drejtat për popullin qoftë ato individuale, qoftë ato Kombëtare (e drejta për të qenë Shqiptar, për të shprehur lirshëm identitetin, për t‟u mbrojtur nga Shteti dhe pasur të njëjtat të drejta si të tjerët në Evropë).
Ne pa dyshim se duke zgjedhur opsionin e dytë mbetemi të përkushtuar për të realizuar Kombin Shqiptar, me identitet Shqiptar e Evropian (mbasi identiteti Evropian karakterizohet nga ideja një Komb në një Shtet). Ai Shtet natyrisht do të jetë garant i vazhdimësisë së Kombit dhe arritja e tij do të jetë hapi i parë i hyrjes së Kombit Shqiptar në historinë Evropiane. Meqë, atëherë, do të vije koha që Evropianët jo vetëm të na konsiderojnë si të barabartë dhe partner, duke u bërë vërtet miq me ne, por me mbylljen e “çështjes Shqiptare” dhe arritjen e programit të Rilindjes, ata edhe do të kuptojnë se dera ku duhet trokitur për çështjet me interesë për Shqiptarët gjendet në Kryeqytetin Shqiptar dhe se asgjë në rajonin e Ballkanit s‟mund të zgjidhet pa u pyetur Shqipëria e pa u kënaqur edhe interesat e saj!
Do të përfundoja këtë letër me amanetin prekës të një bashkatdhetarit tim, Besnik Hysa, nga artikulli i tij “Varreza kolektive e quajtur këshilli Kombëtar”, i cili përfundon artikullin me këtë Amanet :
“Ky shkrim i kushtohet brezave të ardhshëm shqiptarë. Pse sot shqiptarët janë popull me vetëdije të ulët kombëtare dhe lejojnë TRADHTINË të udhëheq me jetën e tyre, nuk do të thotë se nesër nuk do të piqen kombëtarisht dhe të mos lejojnë tradhtinë politike që të jetë pjesë e tyre. Nuk guxojmë t’i privojmë ata nga e vërteta, se kush, përse dhe për çfarë çmimi i la pa tokën e të parëve të tyre që e kishin dhuratë nga Zoti e askush tjetër. Edhe shqiptarët një ditë do ta kenë Abraham Linkolnin e tyre. Ndoshta, nuk jemi edhe aq keq të mallkuar?!”

Arban Bislimi, Lion (Francë)
28 Shkurt 2010.

(Autori është Magjistër i Shkencave politike të Parisit në drejtimin e menaxhimit të politikave administrative dhe Shtetërore. Bashkëthemeluesë i Shoqërisë “28 Nëntori” e cila është pjesë e RROSH).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
LETËR E HAPUR DREJTUAR KOMBIT DHE FORCAVE TË SHËNDOSHA ATDHETARE PËR 17 SHKURTIN
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
USHTRIA KOMBËTARE SHQIPTARE UKSH :: TE NDRYSHME-
Kërce tek: