USHTRIA KOMBËTARE SHQIPTARE UKSH
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
USHTRIA KOMBËTARE SHQIPTARE UKSH

WWW.UKSH.INFO E-MAIL: UKSH-WEB@HOTMAIL.COM TEL
 
ForumUKSHGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Sa ushtarë e eprorë të ARM-së do ta zaptojnë Tetovën e Kërçovën ???

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Shqipo




Numri i postimeve : 14
Join date : 17/11/2009

Sa ushtarë e eprorë të ARM-së do ta zaptojnë Tetovën e Kërçovën  ??? Empty
MesazhTitulli: Sa ushtarë e eprorë të ARM-së do ta zaptojnë Tetovën e Kërçovën ???   Sa ushtarë e eprorë të ARM-së do ta zaptojnë Tetovën e Kërçovën  ??? Icon_minitimeWed Feb 17, 2010 4:58 pm

KJO DUHET TE NDALOHET SA ME SHPEJT.....

******************************************************************************
Sa ushtarë e eprorë të ARM-së do ta zaptojnë Tetovën e Kërçovën

17/02/2010 10:37:05


Së shpejti fillon zbatimi i planit për ndërtimin e banesave për eprorët dhe pjesëtarët e ARM-së në komunat e Kërçovës dhe Tetovës. Shoqatat joqeveritare shqiptare “Illyricum Libertas” dhe unioni i forcave qytetare “Qëndresa” sërish kanë reaguar duke theksuar se këto projekte kanë për qëllim ndryshimin e gjeografisë së popullsisë, pasi që banesat janë të destinuara për ushtarakët e zonave të tjera të Maqedonisë, të cilët do të shndërrohen në banorë të rinj në këto zona shqiptare

Alarmi i lëshuar për banesat për ushtarakët e ARM-së, një projekt i promovuar nga Ministria e Mbrojtjes në qendër të vëmendjes përveç komunës së Kërçovës, ka edhe komunën e Tetovës. Në këto dy komuna, ministri i Mbrojtjes, Zoran Konjanovski promovoi ndërtimin e banesave edhe për eprorët dhe pjesëtarët e tjerë të ARM-së. Shoqatat qytetare të Kërçovës kohë më parë reaguan ndaj këtij projekti në Kërçovë, duke theksuar se ardhja e rreth 3000 pjesëtarëve të ARM-së nga zonat e tjera duke u shndërruar në qytetarë të Kërçovës do të përmbysin raportet e popullsisë autoktone të shqiptarëve në këtë qytet dhe do të shndërrojnë atë si zona të militarizuara. Edhe shoqata “Illyricum Libertas” thekson se është kundër projekteve të tilla që kanë qëllime të kolonizimit të zonave dhe qendrave shqiptare. Kjo shoqatë shprehë doza rezerve edhe për aplikimin e vendimit për banesat për eprorët në brendinë e kazermës së qytetit të Tetovës. Shoqatat shqiptare kërkojnë sqarime nga autoritetet qeveritare, por edhe ato komunale lidhur me këtë projekt siç theksojnë të planifikuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe Qeveria e Maqedonisë, në bashkëveprim me komunat. Plani i Ministrisë së Mbrojtjes parashikon ndërtimin e rreth 200 banesave në kazermën në Tetovë dhe 200 deri në 300 në komunën e Kërçovës, ndërsa më pas shtrirja do të bëhet edhe në zonat e tjera. Projekti do të ketë mbështetjen financiare të Qeverisë së Maqedonisë. Shoqatat dhe intelektualët shqiptarë në këto projekte shohin tendencën e popullimit të këtyre zonave me popullsi maqedonase dhe me qëllim të rritjes së numrit të tyre në këto vendbanime shqiptare.

“Ky është edhe një projekt i Qeverisë aktuale në vazhdën e veprimeve antishqiptare që janë ndërmarrë kohëve të fundit. Është një përpjekje e qartë për kolonizimin e qyteteve shqiptare të IRJM perëndimore në një mënyrë dhe metodë moderne. Qytetarët shqiptare do të bëhen bashkë dhe do ti ndalojnë këto plane. Ne si OJQ do të ndërmarrim çka është në mundësitë tona që ti ndërpresim këto plane shumë të hapura për ndryshimin e strukturës etnike të popullsisë tek ne”, ka theksuar Valon Kurtishi nga “Illyricum Libertas“. Ndërkohë, Unioni “Qëndresa” në Kërçovë ka vendosur këto ditë ngritjen e strategjisë së përbashkët për të penguar militarizimin e Kërçovës si dhe marrjen e masave për tërheqjen e vendimit për këto banesa në Kërçovë. Sipas ekspertëve të demografisë, qytetarët e planifikuar për në këto zona shqiptare nëpërmjet këtij projekti qeveritar, do të shtojë numrin e popullsisë maqedonase.


Muhamedi: Tendenca për rikolonizim e Tetovës dhe Kërçovës


Publicisti dhe analisti Nijazi Muhamedi thekson se ky është një rikolonizimi i dytë i qyteteve me shumicë shqiptare pas viteve të 60-ta, kur sipas tij në Kërçovë, Strugë dhe Tetovë silleshin maqedonasit egjeas, për të prishur ekuilibrin demografik midis shqiptarëve dhe maqedonasve. “Unë kam informacion të plotë se ky është projekti i fundit në këtë drejtim për të prishur ekuilibrin demografik, me ç`rast më shumë do të pësojë Kërçova. Maqedonasve atje i është premtuar se para se të bëhet ndarja territoriale, në këtë zonë do të vendosen mbi 10 mijë ushtarakë maqedonas, të cilët do të shndërrohen në banorë vendas”, ka theksuar Muhamedi. Sipas tij, projekti i njëjtë vlen edhe për Tetovën dhe se për këtë janë në dijeni edhe përfaqësuesit politik shqiptar. “Ky është projekt për të manipuluar me regjistrimin e fundit të popullsisë, vetëm e vetëm për të ulur numrin e shqiptarëve”, ka theksuar publicisti Nijazi Muhamedi. (INA)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
udheheqesi rebel




Numri i postimeve : 75
Join date : 06/12/2009
Age : 38

Sa ushtarë e eprorë të ARM-së do ta zaptojnë Tetovën e Kërçovën  ??? Empty
MesazhTitulli: Re: Sa ushtarë e eprorë të ARM-së do ta zaptojnë Tetovën e Kërçovën ???   Sa ushtarë e eprorë të ARM-së do ta zaptojnë Tetovën e Kërçovën  ??? Icon_minitimeTue Feb 23, 2010 12:46 am

cfar rikolonizimi de mos fol gjepura kot po edhe 1000 mij ushtar maqedonas te vijn nuk do te mund te ket asnjefar ndikimi edhepse nje gje e till esht e pamundur te ndodh ajo qe thot dikush esht vetem se nje ender sic esht endra jone per bashkimin e trojeve shqiptare.
nese vjen deri ne konflikt ndonjeher ta dijni se te gjith do te ikin andej nga mendojn te vijn ua njohim pulsin sllaveve maqedon
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Sa ushtarë e eprorë të ARM-së do ta zaptojnë Tetovën e Kërçovën ???
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» pershendetje ushtaret edhe ushtare te uksh
» Rreth 400 ish-ushtarë janë vrarë pas vitit 2001

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
USHTRIA KOMBËTARE SHQIPTARE UKSH :: TE NDRYSHME-
Kërce tek: