USHTRIA KOMBËTARE SHQIPTARE UKSH
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
USHTRIA KOMBËTARE SHQIPTARE UKSH

WWW.UKSH.INFO E-MAIL: UKSH-WEB@HOTMAIL.COM TEL
 
ForumUKSHGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Gjenerali Lama kërkon kushtetutë kombëtare

Shko poshtë 
AutoriMesazh
fano

fano


Numri i postimeve : 55
Join date : 19/11/2009

Gjenerali Lama kërkon kushtetutë kombëtare Empty
MesazhTitulli: Gjenerali Lama kërkon kushtetutë kombëtare   Gjenerali Lama kërkon kushtetutë kombëtare Icon_minitimeSat Feb 27, 2010 3:08 pm

Gjenerali Lama kërkon kushtetutë kombëtare


Gjenerali i ushtrisë shqiptare, Kudusi Lama në një intervistë ekskluzive për agjencinë e lajmeve INA thotë se institucionet tona politike dhe intelektuale duhet të përpilojnë një dokument që do të mbronte interesat e shqiptarëve kudo që jetojnë në trojet e tyre etnike.


"Do të doja të kërkoja që institucionet tona politike dhe intelektuale të ngjiten në shkallën e përgjegjësisë së tyre kombëtare dhe të përpilojnë një dokument përfaqësues të interesave kombëtare shqiptare dhe ky dokument le të jetë një ligj, që të qëndrojë mbi qeveritë shqiptare e qeveritarët shqiptar, që për fat të keq janë sot pjesë e qeverive serbe, maqedonase, greke e malazeze", deklaroi Lama.

Ai ligj le të jetë një kushtetutë kombëtare, le të jetë një program a një statut, thotë Lama, duke shtuar se politikanët dhe intelektualët e kanë për detyrë t’ia japin kombit këtë dokument themelor.

Sipas tij, politika e sotme shqiptare udhëhiqet nga njerëz jo kompetent, ndërsa një pjesë e madhe e dijetarëve, ekspertëve të fushave të ndryshme janë anashkaluar plotësisht.

"Nuk është vlerë të përpiqen të bëhen specialist për gjithçka. Deri dje kemi sharë Enverin se paska tentuar të bëhet specialist për gjithçka. Këta të sotmit kanë dalë shumë para gjithkujt, për tu bërë mjeshtër të gjithçkaje. Më duket banale që të vish në politikë me një kontribut dy mujor elektoral dhe prej momentit që ulesh në karrigen e deputetit apo të ministrit bëhesh shume i ditur, je mjeshtër i mbrojtjes, mjeshtër i sigurisë, mjeshtër i buxhetit, mjeshtër i bujqësisë, mjeshtër i industrisë, mjeshtër i tregtisë etj”, shprehet gjenerali shqiptar.

Sipas tij, kjo bënë që të mos u merret më as mendimi specialistëve e këshilltarëve dhe pastaj ndodhin katastrofa dhe prap gjenden zgjidhjet duke u fshehur pas specialistëve e këshilltareve dhe i fusin edhe një shprehje standarde “këto janë akuza me prapavijë politike” dhe vazhdohet pa e vrarë më mendjen se çfarë thuhet e pse thuhet.

“Prandaj do të kisha dëshirë që një dukuri e tillë të mos ishte prezentë në praktikën e politikanëve të kombit shqiptar kudo që ushtrojnë aktivitetin e tyre, për arsye se ata kane vërtetë shumë përgjegjësi kombëtare”, theksoi Lama.

Gjenerali shqiptar thotë se duhet mbajtur parasysh se politikanët tanë që e ushtrojnë aktivitetin e tyre kombëtar në parlamentet e Republikës së Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Serbisë, të Malit te Zi dhe të Greqisë duhet të jenë në nivelin e detyrës patriotike në radhë të parë.

“Secili të pyes veten: A i njoh unë Interesat Kombëtare Shqiptare? Dhe vërtetë a i njohin politikanët tanë interesat e kombit shqiptar? Unë them jo. Dhe këtë e them pikërisht se e di, që ato nuk janë të përcaktuara. Askund nuk kemi deri sot te ligjëruara këto interesa imediate dhe jetike për kombin tonë, ashtu si për çdo komb tjetër. (INA)

http://www.ina-online.net/default.aspx?news=183b3a78-87b2-456f-be4c-0b601da0ea35&ln=3
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Gjenerali Lama kërkon kushtetutë kombëtare
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Propaganda kundër UÇK -së është interes i Serbisë - Gjeneral Kudusi Lama

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
USHTRIA KOMBËTARE SHQIPTARE UKSH :: TE NDRYSHME-
Kërce tek: